Kërkim
i Avancuar

KUSHTET E PËRDORIMIT

Duke vizituar apo perdorur sherbimet tona ne www.doktorijuaj.com ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet zbatuar. doktorijuaj.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

Komunikimi me anë të mjeteve elektronike

Kur ju vizitoni doktorijuaj.com ose na dërgoni email, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (email), apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në ueb-faqe.

Mbrojtja e privatësisë

Ne parashtrimin e praktikave te privatesise ne kete politike te privatesise, doktorijuaj.com eshte munduar te pershtatet me normat dhe rregullat e miratuara nga nje numer i konsiderueshem i rregullatoreve te privatesise te Bashkimit Evropian. Keto rregulla jane nje angazhim nga doktorijuaj.com per te mbrojtur informacionet tuaja personale ne menyre adekuate, informacion shtese rreth privatesis kliko ketu

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit mund të perdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të shërbimeve nga doktorijuaj.com .

Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe – elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet – janë pronësi e doktorijuaj.com apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të doktorijuaj.com. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon doktorijuaj.com është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejt e pronësisë intelektuale. Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.

Llogaria juaj

Nëse ju përdorni doktorijuaj.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur ueb-faqen doktorijuaj.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.

Lokacionet e sherbimeve mjekesore

doktorijuaj.com garanton që të gjitha të dhënat lidhur me lokacionet e sherbimeve shendetesore janë 100 % të sakta, të plota dhe të besueshme. Për arsye thjesht funksionale dhe zhvillimore, doktorijuaj.com ka të aktivizuar GPS në menyrë që të lokalizoj vendin ku jeni ju dhe të gjejë shërbimet mjeksore që ndodhen me afër jush. Nëse keni verejtur ndonje gabim ne lokacionet e sherbimeve mjekesore ju lutem na njoftoni permes kanaleve te kontaktit me poshte.

Artikujt mjekësor të postuar

Rreptesisht ne asnje menyre ky informacion nuk do të zëvendësojë këshillën e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtpërdrejt me doktorin.

Ndryshimi (përditësimi) i të dhënave në ueb-faqe

doktorijuaj.com rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe.

Vizitorët e doktorijuaj.com nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.

Ankesat

Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me informacionin apo shërbimet tona ju lutem na kontaktoni përmes kanaleve të kontaktit që janë dhënë në uebfaqen tonë.

Përditësuar më 18/01/2023