I Avancuar
Kërko
  1. Fillimi
  2. Si të shmangim shkatërrimin e vitaminave që përmbajnë ushqimet

Si të shmangim shkatërrimin e vitaminave që përmbajnë ushqimet

Për të shmangur shkatërrimin e vitaminave që përmbajnë ushqimet, gjatë përpunimit, është e mjaftueshme të ndiqen disa këshilla të thjeshta:

  • Perimet të lahen të plota.
  • Gjatë gatimit, nëse ato duhen prerë, pjesët duhet të jenë sa më të mëdha e mundur. Uji që shtohet të jetë sa më pak e mundur dhe koha e zierjes të jetë sa më e shkurtër e mundur.
  • Mirë është të konsumohen në një kohë të shkurtër që nga koha e përpunimit.
  • Sa herë është e mundur, frutat duhet të hahen me lëkurë.
  • Duhen shmangur temperaturat e larta siç ndodh me skuqjen në tigan.
  • Produkte të tilla si vaji, qumështi, lëngu i frutave dhe perimeve të mos ekspozohen në dritë.
  • Mirë është frutat dhe perimet të mos priten hollë apo të grihen.

 

  • Shpërndaje: