Kërkim
i Avancuar
SPITALI ALOKA SPITALI ALOKA

SPITALI ALOKA

  • NE KUJDESEMI PËR SHËNDETIN TUAJ

Doktorët në Bord

Besim Morina Besim Morina

Dr. Besim Morina

  • Internist-Pulmolog
  • 2 Përshtypjet
Hën, Mar, Mër, Enj, Pre, Sht 2 Vota Duke Filluar nga €20.00 Sot në dispozicion
Valon Krasniqi Valon Krasniqi

Dr. Valon Krasniqi

  • Doktor i Mjekësisë
  • 3 Përshtypjet
Hën, Mar, Mër, Enj, Pre 3 Vota Duke Filluar nga €20.00 Sot në dispozicion

Rreth “SPITALI ALOKA”

Gjithqka nisi në vitin 2002, në një ndërtesë të vogël, praktikisht në katin e parë dhe përdhesë të banesës sime në lagjen Tophane në Prishtinë.
Në kohën kur vendi vuante ende nga plagët e panumërta të trashëguara të varfërisë, dhe të prapambetjes së thellë, vendosa ti vij në ndihmë shoqërisë sonë duke hapur spitalin tim, që e quajta Spitali ALOKA.
Fillimisht në spital janë kryer intervenime kirugjike,shërbime stomatologjike, shërbime ambulatore dhe ultrasonografia.
Spitali u hap me kapacitet për akomodimin e pak pacientëve si dhe dhomat për stafin mjekesorë dhe infermierorë. Stafi mjekësorë numëronte pak mjek, unë Dr.sc.Halit Maloku si themelues e prof. Dr. Gazmend Shaqiri si dhe stafin e infermierisë.
Numri i madh i operacioneve ishte për mua tregues i mjaftueshëm, që kërkonte zgjerim të ambientit, me qëllim që ti përgjigjesha numrit gjithnjë e në rritje të pacientave por edhe kujdesit ndaj tyre.
Në sajë të punës së palodhshme arrihet të sigurohet vendi dhe të ndërtohet objekti. Ndërtesa e re e spitalit u përurua në 2008 në lokacionin e sotëm , në Veternik, Prishtinë.
Kjo për të përmbushur kërkesën gjithnjë e në rritje të kujdesit shëndetësorë.

Ndërtesa e spitalit konsiderohet unike për modelin e saj inovativ, e cila ka “ dritaret me xhama që jonë unik për shumë llojshmërin e ngjyrave” por edhe per pajisjet e fundit të teknologjisë së lartë.
Spitali ka një sipërfaqe prej 5000² metra katrorë, tri salla të operacionit dhe 25 dhoma të pacientave.
Rehatia e pacientit është përparësia e jonë. Dhomat tona të pacientave janë krijuar për të përmbushur nevojat specifike të pacientave dhe për të siguruar një atmosferë të këndshme, një ndjenjë sigurie dhe rehatie gjatë qëndrimit në spital.
Çdo dhomë është e pajisur me TV, një banjë, sistemi i ngrohjes dhe ftohjes qëndrore dhe sistemit të thirrjeve infermiere.
Spitali ofron dhoma: teke, dhoma dyshe, si dhe dhoma për V.I.P-i.
Me rritjen e numrit të pacientave, për një diagnostifikim të saktë dhe të shpejtë, atëherë kur metodat e tjera ishin të pamjaftueshme me 2008 instalohet Ct një shtresore.
Një vit më vonë instalohet MRI 1.5 T MAGNETOM ESSENZA dhe Ct kardio 64 shtresore DEFINITION AS, që të dyja të reja nga prodhuesi siemens.
Departamentet dhe repartet e reja u shtuan gjatë viteve të fundit, duke reflektuar diversitetin në rritje dhe profesionalizmin e kujdesit shëndetësorë.
Spitali Aloka është i pajisur me teknologjinë e fundit të imazherisë,ndër të tjera me MRI SKYRA 3T me gradian 128 mlT, duke ofruar një diagnostifikim të shpejtë dhe të saktë.
Spitali ALOKA tashmë është qendër e sofistikuar e kujdesit mjekësorë, gjithnjë në shërbimin tuaj!

Shërbime të Ofruara

Doktor i Mjekësisë*
Doktor i Mjekësisë* 1 Shërbime
Kardiologji
Kardiologji 1 Shërbime
Anesteziologji
Anesteziologji 1 Shërbime
Gastroenterologji
Gastroenterologji 2 Shërbime
Gastroskopia

Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me anë të kësaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedurë kryhet me anë të një aparati që quhet gastroskop.

ERCP
Kirurgji e Përgjithshme
Kirurgji e Përgjithshme 1 Shërbime
Kirurgji Abdominale
Kirurgji Abdominale 1 Shërbime
Kirurgji Vaskulare
Kirurgji Vaskulare 1 Shërbime
Neurokirurgji
Neurokirurgji 1 Shërbime
Neurologji
Neurologji 1 Shërbime
Obstetrikë & Gjinekologji
Obstetrikë & Gjinekologji 1 Shërbime
Psikologji Klinike
Psikologji Klinike 1 Shërbime
Pulmologji
Pulmologji 1 Shërbime
Radiologji
Radiologji 2 Shërbime
Rezonancë Magnetike €80.00

Spitali Aloka është i pajisur me teknologjinë e fundit të imazherisë me MRI SKYRA 3 Tesla me gradian 128 mlT, duke ofruar një diagnostifikim të shpejtë dhe të saktë.

Tomografia e Kompjuterizuar (CT) €50.00

Tomografia e kompjuterizuar është një ekzaminim joinvaziv që ndihmon për diagnostikimin dhe më pas ndjekjen e sëmundjeve të ndryshme.Ky ekzaminim në sajë të rrezeve X përfton imazhe aksiale të trupit të cilat përpunohen nga kompjuteri. Imazhet e përftuara mund të analizohen dhe studiohen në monitorin e kompjuterit dhe të printohen.CT e organeve të brendshme, kockave, indeve të buta dhe e sistemit qarkullues të gjakut (CT Angiografia) përfton imazhe më cilësore dhe me rezolucion më të larte se ekzaminimet me reze x të përdorura deri me sot ( Radiografia ).Radiologët, duke përdorur këto pajisje imazherike, mund të diagnostikojnë më lehtë sëmundjet si psh: kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet infektive, traumat si dhe sëmundjet e sistemit muskoloskeletal. Tomografia e kompjuterizuar krahasuar me radiografinë e thjeshtë, jep informacion me të detajuar në traumat, tumoret dhe sëmundje të tjera të trupit.

Kardiologji Invazive
Kardiologji Invazive 1 Shërbime