I Avancuar
Kërko
  1. Fillimi
  2. Thoi nën mish

Thoi nën mish

Thoi nën mish (Ingrown Toenail)
Thoi nën mish (Ingrown Toenail)

Nëse ju shkurtoni thonjtë shumë të shkurtër, veçanërisht në anët e gishtave të mëdhenj të këmbëve, ju mund të përgatisni terrenin që thoi të hyjë në mish.

Ashtu si shumë njerëz, kur ju shkurtoni thonjtë nëse prisni dhe pjesët anësore atëhere thonjtë pëkulen, harkohen dhe marrin formën e gishtave. Por kjo teknikë mund të inkurajojë rritjen e thonit nën lëkurën e gishtit tuaj.

Anët e prera të thonit fillojnë e inkorporohen, gërmohen nën lëkurën. Një thua i hyrë në mish gjithashtu mund të ndodhë në qoftë se ju i vishni këpucë që janë shumë të ngushta apo shumë të shkurtëra.

 

Simptomat ( shenjat )

Kur ju ndodh hyrja e thoit nën mish, mund të japi vështirësi-diskomfort, enjtje dhe ndjeshmëri. Më vonë, ajo mund të skuqet dhe të infektohet, dhe të ndjehet shumë e dhimbshme. Thoi i hyrë në mish është një gjë e zakonshme dhe veçanërisht e dhimbshme tek të rinjtë. Hyrja e thoit nën mish haset më shpesh në gishtin e madh.

Hyrja e thonit nën mish ndodh kur lëkura në njërën apo të dyja anët e thonit rritet mbi skajet e tij, ose kur thoni vetë rritet nën lëkurë. Skuqje, dhimbje dhe ënjtje në cep të thonit mund të rezultojë dhe infeksioni mund të pasojë së shpejti. Ndonjëherë një sasi e vogël qelbi mund të shihet duke rrjedhur nga zona e prekur.

Hyrja e thonit nën mish zhvillohet për shumë arsye. Disa raste janë kongjenitale (të linduara)-thoni është shumë i madhë për gishtin. Trauma, të tilla si shtypja e gishtit ose shkelja në të, mund të shkaktojë hyrje të thonit nën mish.

Megjithatë, shkaku më i zakonshëm është veshja e këpucëve të shtrënguara ose prerja e shkurtuar e thonjëve.

 

 

Trajtimi

Trajtimi Jokirurgjikal

Hyrja e thonit nën mish duhet të trajtohen sa më shpejt që të evidentohet. Nëse kapet që në fillim (para se të infektohet), kujdesit në shtëpi mund të parandalojë nevojën për trajtim të mëtejshëm:

  • Futeni këmbën në ujë të ngrohtë 3-4 herë në ditë.
  • Mbani këmbët e thata gjatë pjesës tjetër të ditës.
  • Vishni këpucë të rehatshme e të përshtatshme për këmbën dhe gishtërinjtë. Merrni në konsiderate veshjen e sandaleve derisa mos të ketë shenja inflamacioni.
  • Ju mund të merrni ibuprofen ose acetaminophen për lehtësimin e dhimbjes.
  • Nëse nuk ka përmirësim në 2-3 ditë, ose nëse përkeqësohet gjendja, kontaktoni me mjekun tuaj.

 

Ju mund të keni nevojë të ngrini cepin e thonit lart nga pozicioni i saj ngulitur dhe futur nën mish dhe të vendosni disa fije pambuk në mes të thonit dhe lëkurës. Ndërrojeni këtë paketim çdo ditë.

 

 

 

Trajtimi kirurgjikal

Nëse ka tepër shenja inflamacioni: ënjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, ndoshta thoni është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek (shih imazhin më poshtë majtas). Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë nga goja dhe thoni mund të ketë nevojë të hiqet pjesërisht ose tërësisht (shiko imazhin më poshtë të mesmin).

Mjeku mund të heq kirurgjikalisht një pjesë të thoit, një pjesë e shtratit të tij, disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë e qendrës së rritjes (shih imazhin e duhur poshtë).

Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thoit nga rritje brenda dhe përpara lëkurës. Heqja e përhershme e thoit mund të këshillohen për fëmijët me hyrje të thonit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike.

Nëse ju keni shumë dhimbje dhe / ose infeksion , mjeku juaj mund të largojë një pjesë të thonit të hyrë nën mish (shkëputje e pjesshme e thonit). Në gishtin tuaj do injektohet anastezik dhe mjeku do përdorë gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prek shtratin e thoit. Një ekspozim i shtratit të thoit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Heqja e tërë thoit të hyrë nën mish (shkëputje të plotë e shtratit të thoit) rrit gjasat që thoni që do rritet do dali i deformuar. Mund të marrë 3-4 muaj rirritja e thoit.

 

Faktorët e riskut

Nëse problemi nuk është kongjenital, mënyra më e mirë për të parandaluar hyrjen e thonit në mish, është mbrojtja e këmbëve nga traumat dhe veshja e këpucëve dhe çorapeve që të jenë të përshtatshme e rehatshme per gishtërinjtë. Thonjtë duhen prerë drejt me një makinë prerëse të pastër, nuk duhen prere cepat apo qoshet e thonjve. Shkurtoni thonjtë jo më pak se buza e gishtit. Mbani këmbët të pastra dhe të thata gjatë gjithë kohës.

  • Shpërndaje: