Kërkim
i Avancuar

Bëni një zgjedhje të zgjuar Bëni një hap të duhur Për jetën tuaj

Thjeshtësi

Besueshmëri

Siguri

Rreth nesh

“Doktori Juaj” është rrjet i institucioneve shëndetësore, i krijuar që të përmirësojë qasjen deri te shëndetësia, tju ofrojë zgjedhje më të madhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore, të zvogelojë shpenzimet dhe të avancojë shendetësinë në Kosovë. Kjo web-faqe ekziston që të përmirësojë qasjen deri te informacionet, të stimulojë komunikimin dhe të zgjerojë zgjedhjen si për pacientët si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe për doktorët dhe institucionet shëndetësore si ofrues të shërbimeve. Ne udhëhiqemi nga parimi qendror se pacientët duhet të jenë në qendër të sistemit shëndetësor dhe duke u bazuar ne nevojat e pacienteve ne prioritet i kushtojme informacionit të shpejtë, një informacion të përditësuar, të plotë dhe të saktë. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë pacientët e mundshëm dhe ne të gjithë duhet të jemi të informuar saktë. Për arsye thjesht funksionale dhe zhvillimore, DoktoriJuaj.com ka të aktivizuar gps në menyrë që të lokalizoj vendin ku jeni ju dhe të gjejë shërbimet mjeksore që ndodhen me afër jush. Ju gjithashtu mund te zgjedhni lokacionin tuaj dhe filloni të hulumtoni hartën e shëndetësisë në Kosovë sipas qytetëve. Qëllimi i këtij projekti është të rritet transparenca në sistemet shëndetësore, përmes një oferte të veçantë: të gjithë institucionet shëndetësore, doktorët dhe stomatologët e licencuar të krijojnë profilin falas (bazik). Profilet janë faqe në portalin e Doktori Juaj të cilat i përmbajnë të gjithë informacionet e nevojshme që doktorët ose institucionet vullnetarisht do ti prezantojnë me qëllim përafrimin e shërbimeve të tyre shfrytëzuesve. Doktori Juaj mundëson këmbim porosish, njohurish dhe eksperiencash mes institucioneve shëndetësore dhe shfrytëzuesve si dhe shërben si platformë e interakcionit në pjesën e shëndetësisë. Përmes ofertës së një numri të madh dhënësve të shërbimeve shëndetësore, Doktori Juaj ju mundëson vizitorëve që ata të mendojnë për nevojat e tyre shëndetësore, më shumë informacione dhe transparencë në sigurimin e shërbimeve shëndetësore.

Doktori Juaj tenton ta përmirësojë qasjen deri te shëndeti dhe kualiteti, si dhe qasjen e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore deri tek informacionet. Doktori Juaj, do të stimulojë bashkëpunimin mes shfrytëzuesve, mjekëve, stomatologëve dhe institucioneve shëndetësore me një qëllim, përmirësimin e shëndetësisë në shtetin tonë. Doktori Juaj si ndërmjetësues mes shfrytëzuesve, mjekëve dhe institucioneve, shërben si vendëtakim për prezantimin e të gjithë informacioneve rreth shërbimeve të cilat i ofrojnë ata, si dhe për informacionet që kanë të bëjnë me eksperiencën profesionale dhe arsimimin e mjekëve. Përmes zhvillimit te vazhdueshëm të rrjetit tonë shëndetësor rajonal do të tentojmë që ta rrisim transparencën, ta stimulojmë dhe avancojmë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, bashkëpunimin mes mjekëve dhe pacientëve në nivel kombëtar. E gjithë kjo në lidhje me njohuritë, ekperiencën, shkathtësitë dhe teknologjinë e cila shfrytëzohet gjatë sigurimit të shërbimeve të ndryshme shëndetësore.

Qëllimet dhe vizioni

Qëllimet e projektit “Doktori Juaj” janë: të rrisë qasjen deri te informacionet kualitative që kanë të bëjnë me sigurimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, të rrisë transparencën, bashkëpunimin dhe komunikimin mes shfrytëzuesve të shërbimeve, doktoreve, stomatologëve dhe institucioneve shëndetësore dhe të kontribuojnë për rritjen e standartit në sigurimin e shërbimeve shëndetësore.

Vizioni i “Doktori Juaj” është të jetë portali më i madh për shkëmbim informacionesh dhe komunikimit mes institucioneve shëndetësore, doktoreve, stomatologove dhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore.

Misioni i përditshëm i “Doktori Juaj” është të rrisë zgjedhjen e shërbimeve shëndetësore për shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore dhe të intensifikojë bashkëpunimin mes dhënësve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve.

Përkushtimet

Ne jemi të përkushtuar të intensifikojmë bashkëpunimin mes ofruesve dhe të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore në trojet shqiptare.

Ne zotohemi të ndërtojmë lidhje të besueshme afatgjate me klientët dhe vzitorët tanë. Ju premtojmë se te “Doktori Juaj” nuk ka faktorë të jashtëm të cilët mund të ndikojnë financiarisht në metodologjinë tonë të përcaktimit të kënaqësisë së pacientëve.

Ne zotohemi se do ta ruajmë intimitetin e të gjithë vizitorëve tonë. Gjatë evaluimit të ndonjë nga institucionet shëndetësore “Doktori Juaj” nuk kërkon nga ju që të paraqitni emrin tuaj. Këtë mund ta bëni në mënyrë anonime duke e shfrytëzuar username-in tuaj të shfrytëzuesit.

Ne angazhohemi që ta rrisim kualitetin dhe standartet për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore. Për këtë shkak, të gjithë vendet pjesëmarëse për të cilat nuk ka të dhëna për kualitet do të mund ti shfrytëzojnë evaluimet online të pacientëve të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Të dhënat për kualitetin e shërbimeve shëndetësore do të integrohen në metodologjinë tonë me që edhe bëhen publike.

Ne i jemi dedikuar rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit, ndërsa projekti jonë është i hapur për çfarëdo sugjerimi nga çdo profesionist i lëmisë së mjekësisë ose nga cili do pacient.

Me atë që sigurojmë informacione gjithëpërfshirëse dhe falas për qasjen, kualitetin dhe kënaqësinë e pacientëve në lidhje me shërbimet shëndetësore si dhe duke stimuluar procesin e caktimit të kontrolleve përmes internetit, ne angazhohemi që të përmirësohet qasja dhe të shkurtohet koha e pritjes për të ardhë deri te shërbimi shëndetësor.

Ne jemi dedikuar shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive, eksperiencave dhe informacioneve mes mjekëve, pacientëve dhe të gjithë ofruesve të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Për ne, transparenca është kyçe. Duam që të rrisim nivelin e qasjes deri te informacionet me kualitet të larte për të gjithë pacientët. Duam tjua lehtësojmë orientimin e tyre në kuadër të sistemit shëndetësor. Të mësojnë më tepër për gjendjet dhe sëmundjet, dhe si në mënyrë të shpejtë të gjejnë doktorët e duhur. 

Ne angazhohemi që të sigurojmë zgjedhje sa më të madhe për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore. Edhe atë, ku mund ti gjejnë këto shërbime dhe si ti zgjedhin ofruesit më të përshtatshëm të shërbimeve shëndetësore.

Përditësuar më 18/01/2024