Kërkim
i Avancuar
Politika e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË

Kush jemi ne

Doktori Juaj është rrjet i institucioneve shëndetësore, i krijuar që të përmirësojë qasjen deri te shëndetësia, tju ofrojë zgjedhje më të madhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore, të zvogelojë shpenzimet dhe të avancojë shendetësinë në Kosovë. Kjo ueb-faqe ekziston që të përmirësojë qasjen deri te informacionet, të stimulojë komunikimin dhe të zgjerojë zgjedhjen si për pacientët si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe për doktorët dhe institucionet shëndetësore si ofrues të shërbimeve.

Rregullat e standartizuara

Në parashtrimin e praktikave të privatësisë në këtë politikë të privatësisë, Doktori Juaj është munduar të përshtatet me normat dhe rregullat e miratuara nga një numër i konsiderueshëm i rregullatorëve të privatësisë të Bashkimit Evropian. Këto rregulla janë një angazhim nga Doktori Juaj për të mbrojtur informacionet tuaja personale në mënyrë adekuate, pavarësisht se ku qendrojnë të dhënat, dhe në varësi të vendndodhjes tuaj, mund të ofrojë të drejta shtesë përmes rregullatorit të privatësisë tuaj apo gjykates. Në qoftë se ju do të donit informacion shtesë në lidhje me Rregullat e doktorijuaj.com na kontaktoni përmes kanaleve të kontaktit që janë dhënë në uebfaqen tonë.

Cilat të dhëna personale mbledhim dhe pse i mbledhim ato

Ju mund të shfletoni faqet e doktorijuaj.com pa na thënë se kush jeni apo zbuluar ndonjë informacion personal rreth vetës. Karakteristika dhe shërbime të caktuara në rrjetin doktorijuaj.com kërkojnë që ju të regjistroheni duke plotësuar formularin për regjistrim ose të na furnizoni me disa informacione që të na lejojnë t’ju identifikojmë. Ne mbledhim disa informacione automatikisht nga kompjuteri juaj, ndërsa ju shfletoni faqet tona, të tilla si faqet që ju shfletoni në rrjetin doktorijuaj.com dhe çfarë beni në to. Ne mbledhim adresën tuaj IP, informacion rreth kompjuterit dhe lidhjes tuaj, tipin dhe versionin e browser’it (shfletuesit), sistemin e shfrytëzimit dhe platformen, URL nga e cila vini si dhe një numer cookie.
 
Kur ju regjistroheni në një nga vendet në doktorijuaj.com, ne mbledhim dhe ruajme e-mail adresën tuaj dhe një fjalëkalim. Kur ju merrni pjesë në disa prej shërbimëve të rrjetit doktorijuaj.com, ju gjithashtu mund të zgjidhni të na furnizoni me informacionin e mëposhtëm personal:
 
  • Informacioni i profilit, duke përfshire emrin dhe mbiemrin, emrin e anëtarit ose të përdoruesit dhe vendndodhjen.
  • Informacioni i kontaktit, duke perfshirë e-mail adresën, adresën e punës dhe numrin e telefonit.
  • Informacion mbi edukimin, trajnimet dhe punën tuaj.
  • Informacionet e tjera qe na lejonjnë të përsonalizojmë përvojën tuaj në rrjetin doktorijuaj.com.

Shënim* Gjatë plotësimit të dhënave tek profili juaj, ju mund të zgjedhni se çfar të bëhet publike për vizitoret ose të mos bëhet publike.

Ne mund te marrim informacion shtese nga ose ne lidhje me ju ne menyra te tjera qe nuk jane te pershkruara ne menyre specifike ketu. Per shembull, ju mund te kontaktoni permes kanaleve te kontaktit me poshte, ose ne mund te marrim nje ankese te paleve te treta ne lidhje me ju.
 
Ju gjithashtu mund të bashkëveproni me shërbimet tona gjatë shfletimit në faqet e internetit që operohen nga kompani të tjera. Informacioni që ne mbledhim është subjekt i politikave tona. Në mënyre të qartë ne etiketojmë shërbimet tona me Politiken e Privatësisë dhe Marrëveshjen e Përdoruesit te doktorijuaj.com.

Tek rubrika ” Pyesni doktorin “, kur ju (përdoruesit të cilët janë të regjistruar si pacientë) të dërgoni pyetjen nuk do të bëhen publike emri, mbiemri ose email adresa e përsonit që ka dërguar pyetjen. (Por nëse përgjigjeni në pyetjen tuaj, ose nese bëni një pyetje tjetër në përgjigjen që është postuar nga doktori: Atëher do të figuroj emri ose mbiemri juaj të cilin ju e keni zgjedhur që të jetë i dukshëm për publikun) Doktori që i përgjigjet pyetjes do të behet publik emri, mbimeri dhe duke klikuar në linkun e tij mund të shikoni të gjitha të dhënat që doktori është pajtuar që ato të jenë publike për të gjithë vizitorët e uebfaqes doktorijuaj.com 

Marketing

Ne nuk shesim ose dhe as huazojmë informacionin tuaj personal palëve të treta për qëllime marketingu pa miratimin tuaj shprehimisht. Nëse ju nuk dëshironi të merrni komunikimet e marketingut nga ne ose të merrni pjesë në programet tona të marketingut thjesht tregoni preferencën tuaj duke na kontaktoni përmes kanaleve të kontaktit që janë dhënë në uebfaqen tonë.

Përdorimi

Ne e përdorim informacionin që ne mbledhim për:
  • të vepruar te doktorijuaj.com.
  • të informuar pacientët / vizitorët.
  • t’ju furnizuar me informacionet dhe shërbimet rreth kërkesave tuaja.
  • të përshtatur përmbajtjen, reklamat, dhe përvojen tuaj në rrjetin doktorijuaj.com.
  • të komunikuar me ju në lidhje me përditësimet e shërbimit dhe çeshtje të tjera administrative.
  • tu dorezuar anëtarëve tanë oferta promovuese të marketingut të shënjëstruara, bazuar mbi preferencat e tyre të komunikimit.
  • të matur dhe për të përmirësuar faqet tona dhe shërbimet.
  • të zgjidhur mosmarreveshjet, ankesat dhe problemet teknike.
  • të analizuar faqen e internetit dhe sjelljen e përdoruesve dhe për të përgatitur raporte të agreguara.
  • tu informuar rreth shërbimeve tona dhe të partnerëve tanë.
Përditësuar më 18/01/2024