Kërkim
i Avancuar
Rezusi negativ i gjakut dhe shtatzënia

Rezusi negativ i gjakut dhe shtatzënia

Nëse keni gjak me rezus negativ (Rh-), fetusi juaj mund të jetë nën rrezikun e problemeve shëndetësore. Kjo është e vërtetë vetëm nëse fetusi juaj ka rezus të gjakut pozitiv (Rh+). Megjithatë, grupi i gjakut të fëmijës suaj nuk dihet derisa ai të lind. Një test tjetër i ndjekur nga trajtimi ndihmon në ndalimin e problemeve.

Çfarë është faktori rezus?

Faktori rezus (rhesus faktori) është një substancë e gjetur në gjakun e njerëzve. Gjaku i njerëzve është i rezusit negativ ose pozitiv. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë faktorin rezus (Rh) dhe testin rezus pozitiv (Rh+), megjithatë, disa njerëz janë të rezusit negativ (Rh-) dhe nuk e kanë faktorin rezus.

Kur është më vete faktori rezus nuk shkakton probleme shëndetësore. Por, kur mamaja është e rezusit negativ Rh- dhe fetusi i saj i rezusit pozitiv Rh+, mund të ketë probleme shëndetësore për fetusin dhe për çdo fetus tjetër që ajo mund të ketë.

  1. Nëse mamaja është rezus negativ dhe babai është rezus pozitiv, fetusi i tyre mund të jetë i rezusit pozitiv ose i rezusit negativ.
  2. Nëse fetusi është i rezusit pozitiv, ekziston rreziku që disa prej qelizave të gjakut pozitiv do të marrin gjakun e nënës gjatë shtatzënisë dhe në këtë mënyrë përzihen me gjakun e rezusit negativ.
  3. Gjaku i nënës do të krijojë antitrupa që do të sulmojnë rezusin pozitiv të gjakut të fetusit.
  4. Këto antitrupa mund të krijojnë probleme shëndetësore për fetusin, siç është anemia ose vdekja.
  5. Nëse nëna bën më pas një fëmijë tjetër që është gjithashtu i rezusit pozitiv, antitrupat e saj mund të kalojnë placentën dhe të sulmojnë gjakun e bebes, duke shkatërruar qelizat e saj të gjakut.

Cilat janë rreziqet?

Gjaku i nënës zakonisht nuk përzihet me gjakun e foshnjës gjatë shtatzënisë, vetëm nëse ka patur një procedurë (të tillë si marrja e mostrave chorionic villus ose amniocenteza) ose gjakderdhje. Gjatë lindjes, ekziston një shans i mirë që disa nga qelizat e gjakut të foshnjës do të hyjnë në gjakun e nënës. Nëna pastaj do të zhvillojë antitrupat për të sulmuar gjakun Rh pozitiv. Kjo ka implikime për ndonjë shtatzëni të mëtejshme që nëna mund të ketë. Në qoftë se ajo mbart një tjetër fëmijë me Rh pozitiv, trupi i saj do të prodhojë antitrupa që pengojnë placentën dhe sulmojnë qelizat e gjakut të foshnjës. Kjo mund të nënkuptojë që fëmija ka anemi ose truri dëmtohet apo të vdesë para se të lindë.

Shansi i formimit të antitrupave Rh ndodh në çdo shtatzëni, duke përfshirë shtatzëninë ektopike (kur veza e fekonduar implanton veten jashtë mitrës) dhe shtatzënitë që përfundojnë në abort.

Çfarë mund të bëhet?

Fatmirësisht, mund të jepet një injeksion serumi e cila ndalon nënën që të prodhojë antitrupat që sulmojnë gjakun me rezus pozitiv. Ky injeksion është i njohur si anti-D dhe përmban anti-D gama globulin.

Si ta dini nëse jeni rezus negativ?

Një test i thjesht gjaku mund t’ju tregojë nëse keni Rezus negativ. Testi bëhet në mënyrë rutinore shumë herët në shtatzëni. Nëse jeni Rh negativ, ju do të bëni analiza të mëtejshme të gjakut gjatë shtatzënisë për t’u siguruar që antitrupat e rezusit nuk janë formuar në gjakun tuaj.

Kur mund të trajtoheni?

Anti D-të ju jepen nënave me rezus negativ që i kanë dhënë jetë një fëmije me rezus pozitiv. Injeksioni zakonisht u jepet brenda disa orëve pas lindjes. Anti D-të duhet të parandalojnë formimin e antitrupave rezus, që mund të prekin çdo shtatzëni tjetër që nëna ka.

Për të parandaluar fillimin e sensibilizimit, anti D-të gjithashtu u jepen edhe grave me RH negativ në javën e 28 të shtatzënisë dhe përsëri në javën e 34.

Dozat e mëparshme ose shtesë të anti D-ve gjithashtu janë dhënë nëse ka një episod të rrjedhjes vaginale gjatë shtatzënisë, dhe kur testet invazive si amniocentea ose chorionic villus janë kryer. Gratë që kanë patur një abort, një shtatzëni ektopike ose një ndërprerje të shtatzënisë do të kenë gjithashtu nevojë për anti–D, edhe nëse kjo është shtatzënia e parë, në mënyrë që të mbrojë shtatzënitë e ardhshme. Këto janë të gjitha situatat ku gjaku fetal mund të përzihet me gjakun e nënës duke sjellë krijimin e antitrupave Rh.

Anti D-të duhet të jepen brenda 72 orëve. Është shumë vonë për të dhënë injeksionin nëse antitrupat rezus ndërkohë janë formuar.

Nëse keni antritrupa të rezusit

Nëse antitrupat kanë formuar tashmë sensibilizimin, anti D-të gama globulin nuk mund të mbrojnë fetusin. Ju dhe fetusi do të keni nevojë gjatë shtatzënisë për kujdesje të veçantë. Gjinekologu ose mjeku do të shpjegojë detajet. Në varësi të niveleve të antitrupave, ju mund të kërkoni kujdesje nga specialisti dhe fetusi mund të kërkojë transfuzione para lindjes për të parandaluar aneminë e fëmijës.

Nëse jeni rezus negativ

Nëse jeni rezus negativ, pyesni doktorin ose gjinekologun për trajtimin me anti–D gamma globulin. Edhe nëse dështoni ose nuk lindni fëmijë, përsëri do të keni nevojë për trajtim. Shëndeti i çdo fëmije që do të keni në të ardhmen do të varet nga kjo.