Kërkim
i Avancuar
Adenomyoza

Adenomyoza

Adenomyoza

Adenomyoza zhvillohet kur indi endometrial ( i cili normalisht vesh mitren nga brenda ) rritet ne shtresen muskulare te mitres. Kjo ndodh me shpesh gjate moshes riprodhuese , ndoshta disa vite pas lindjes se femijes. Shkaku i kesaj semundje mbetet akoma i panjohur ,por e sigurt eshte qe zhduket pas menopauses. Grate qe vuajne nga adenomioza mund te kene dhe ne te njejten kohe dhe endometrioz.

Simptomat
Adenomioza mund te jete e heshtur dhe te mos japi asnje shenje, por me shpesh ajo mund te shkaktoj:
• Hemoragji menstruale ne sasi te shtuar dhe te zgjatur
• Dhimbje ne forme krampesh apo te mprehta si thike gjate menstruacioneve
• Krampe menstruale qe zgjatin gjate gjithe ciklit dhe qe keqesohen me kalimin e viteve
• Hemoragji gjate menstruacioneve
• Dalje te koagulave gjaku gjate cikklit menstrual

Zmadhim te permasave te mitres ne 2 fishim te saj cka mund te japi rritje te pjeses se fundit te barkut dhe mund te ndihet me i dhimbshem.

Kur duhet te takoni mjekun?
Nese keni ndonje ose me shume nga shenjat e mesiperme, si hemoragjia e zgjatur ne sasi te shtuar, me dhimbje te forta te cilat ju pengojne aktivitetin e dites.

Shkaqet
Shkaktari mbetet i panjohur, por ka disa teori qe perpiqen ta shpjegojne:
• Rritje indore invaduese. Sipas se cilet adenomioza rezulton nga rritje direkte e qelizave endometriale nga siperfaqja e brendshme e mitres ne shtresen muskulare te saj. Incizioni i bere per lindjen e femijes me intervent mund te sherbej si nxites qe per kete invadim.
• Me origjin qe nga zhvillimi: pra indi endometrial ndodhet qe ne momentin kur mitra fomohet ne fetusin femer
• Inflamacionin i lidhur me lindjet: ndoshta nje inflamacion i shtreses veshese te brendshme te mitres gjate periudhes se lehonise mund te shaktoj nje prishje te saj dhe favorizon kete invadim
• Me origjin nga qelizat burimore, eshte mundesia e fundit qe mendohet se fundmi
Pavaresisht sesi dhe pse adenomioza ndodh, zhvillimi i mepasshem i saj varet nga estrogjenet qarkullues

Faktoret favorizues
• Nderhyrje kirurgjikale te meparshme sikur lindja me S/C, apo heqja e fibromiomave
• Lindjet e femijve
• Mosha e mesme ( kjo ndoshta si rezultat i nje ekspozimi me te gjate ndaj estrogjenit )

Komplikacionet
Dhimbjet dhe hemoragjia qe shoqerojne adenomiozen, mund te pengojne aktivitetin normal ditor, shkuarjen ne shkolle apo pune dhe veshiresojne lidhjet …cka mund te coj ne gjendje te irrituara, depressive, ankthi, apo zemerimi. Ndaj eshte shume e rendesishme konsultimi me mjekun. pervec kesaj hemoragjite e zgjatura mund te cojne ne anemi dhe problemet shoqeruese te saj.
Perpara se te takoheni me mjekun duhet te shkruani te gjitha shqetesimet qe kini dhe cdo lloj mjekimi qe merreni, ne sasi dhe kohezgjatje

Vendosja e diagnozes
• Shenjat dhe simptomat (anamneza )
• Egzaminimi pelvic: shihet mitra e zmadhuar dhe e dhimshme
• Egzminimi ekografik
• Magnetic resonance (MRI)

Ne disa rast mund te merret biopsy ne shtresen veshese te mitres m thjesht per te perjashtuar ndonje shkak tjeter te hemoragjise, e vetmja menyre per te vertetuar adenomiozen eshte egzaminimi mikroskopik i indeve pas heqjes se mitres.

Trajtimi
Adenomyoza zhduket pas menopauses, ndaj dhe trajtimi do te varet sesa afer kesaj faze ndodhet gruaja. Gjithesesi trajtimi perfshin:
• Preparatet antiinflamator. Per te kontrolluar dhimbjet menstruale dhe per te kufzuar sasine e hemoragjise: ibuprofen (Advil, Motrin IB ), naproxen etj, duke nisur dy tre dite para ardhjes se ciklit dhe ne vazhdim te ciklit.
• Terapia hormonale. perdorimi i kontraceptiveve te kombinuar estro –progestativ ,patche hormonal, unazat vaginale ulin sasin e hemoragjis dhe dhimbjet shoqeruese. Perdorimi i perberesve vetem progestativ apo i DIU me progestatov sikur Mirena, eshte nje tjeter metode trajtimi.
• Hysterectomi. Nese dhimbjet dhe hemoragjia eshte e pakontrollueshme me medikamente rekomnadohet heqja e mitres ndersa heqja e vezoreve nuk eshte e domosdoshme

 

  • Shpërndaje: