Kërkim
i Avancuar
Dihidroergotamina

Dihidroergotamina

Përdorimet

Tek trajtimi i sulmeve akute migrenoze.

Kundërpërdorimet​

I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në bar gjatë shtatzënisë, gjatë ushqimit të fëmijës me gji dhe tek pacientët me sëmundje vaskulare (enëve të gjakut) periferike dhe okluzive (bllokuese); tek sëmundjet e arteries koronare, tek hipertensioni i pakontrolluar, disfunksioni hepatik (mosfunksionim i mëlcisë) dhe renal (veshkave) dhe në sepsis (infeksion i gjakut).

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, vertigo (humbje ekuilibri), dhimbje abdominale (barku), diarre, dhimbje koke të ashpërsuar (ndonjëherë), dhimbje prekardiale (dhimbje gjoksi), rrallë infarkt të miokardit, fibrozë (ngurtësim) pleurale dhe peritonale që mund të paraqitet tek abuzimi i barit.

Dozimi​

Të rriturit: 1mg I.M (intra muskul). apo I.V (intra venoze). Të përsëritet në 1-2 orë deri në dozën e përgjithshme prej 2 mg I.V. apo 3 mg I. M. për atak.

Doza javore maksimale është 6 mg. 

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksion: 1mg/mL.

  • Shpërndaje: