Kërkim
i Avancuar
Diklofenaku

Diklofenaku

Përdorimet

Në artrit reumatoid; artrit reumatoid juvenil; spondilit ankilizant; osteoartrozë (artrozë e kockave); spondiliartrit; dhimbje të kurrizit; kriza akute të gutës; inflamacione dhe edemë me dhimbje posttraumatike (pas traumatike) dhe postoperative (pas operacionit); dismenorre (mungesë mestruacionesh); infeksione inflamatore me dhimbje të forta të veshit, hundës ose faringut.

Kundërpërdorimet

Pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar; ulcerë peptike; tek pacientët tek të cilët krizat e astmës, urtikaries (njolla të kuqe), rinitit akut (inflamacion i hundës), nxiten nga acidi acetilsalicilik.

Efektet anësore

Dhimbje epigastrike (mbi stomak), vjellje, diarre, hemoragji gastrointestinale (stomak-zorre), ulcer peptik, kolit hemoragjik jo specifik, dhimbje koke, marrje mendsh, pagjumësi, çrregullime të të parit, konvulsione, rënie flokësh, fotosensibilizim, insuficiencë renale (ulje e funksionit të veshkave) akute, hematuri (gjak në urinë), nefrit intersticial (infeksion i veshkave në nefrone), sindromi nefrotik, çrregullime të funksionit të mëlçisë, trombocitopeni (ulje e trombociteve), leukopeni (ulje e leukociteve), agranulocitozë, anemi hemolitike (gjak shkatërruese), anemi aplastike (me qeliza të crregullta).

Dozimi

Oralisht (nga goja): 75-150 mg në ditë, të ndara në 2-3 doza. Preferohet pas ushqimit.

I.M.(intra muskul): 75 mg në ditë, vetëm një herë (në raste të veçanta 2 herë), për maksimalisht dy ditë.

I.V.(intra venoze): 75 mg e përsëritur sipas nevojës pas 4-6 orë, për maksimalisht dy ditë.

Doza maksimale ditore është 150 mg.

Fëmijët: 1-2 vjeç tek artriti juvenil, oralisht, ose nga rektumi, 1-3 mg/kg në ditë në doza të ndara.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e skeletit dhe muskujve:

Tableta: 50 mg Tableta të veshura:25 mg, 50 mg, 75 mg

Tableta me veprim të zgjatur: 100 mg Suposte: 50 mg, 100 mg

Injeksione: 25 mg/mL, 75 mg/3mL

Analgjetik:

Tableta: 50 mg.

Tableta të veshura:25 mg, 50 mg, 75 mg.

Tableta me veprim të zgjatur: 100 mg.

Suposte: 50 mg, 100 mg.

Injeksione: 25 mg/mL, 75 mg/mL.

  • Shpërndaje: