Kërkim
i Avancuar
Eritropoetina

Eritropoetina

Përdorimet​

Anemi e shkaktuar nga sëmundjet kronike renal-e, anemi sekondar-e (dytësore) si pasojë e trajtimit me zidovudin ose kemioterapi, reduktimi i nevojës për transfuzion alogjenik të gjaku-t tek pacientët që do t’i nënshtrohen intervenimeve të caktuara kirurgjik-ale.

Kundërpërdorimet​​

Hipertension (tension i lartë) jo mirë i kontrolluar, hipersensibilitet ndaj albuminë-s humane ose derivat-eve të qelizave të gjitarëve.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dhimbje koke, sulme toniko-klonike (spazmë gjeneral-e), parestezion (mpirje), lodhje, mundim.

SKV (Sistemi Kardiovaskular): Hipertension (tension i rritur), edemë.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze (ndjenjë të vjelle), vjellje, diarre.

SR (Sistemi Respirator): Kollë, shkurtim i thellësisë së frymëmarrjes.

Lëkura: Ekzantemë (skuqje), urtikarie (njolla të kuqe).

Mundësia e trombozë-s së graft-eve arterio-venoze, pireksi, artralgji, asteni. 

Dozimi​

Fillon me 50-100 njësi/kg injeksion intravenoz (I.V) ose injeksion subkutan (S.C) (ndërhyrje në sistemin nervor) tri herë në javë, dhe ky trajtim zgjat 8 javë ose më tepër deri në arritjen e rezultateve. Doza mund të rritet gradualisht deri në 300 njësi/kg. Në rastet e përgatitjes pre-operative (para operacionit) dhe trajtimit post-operativ (pas operacionit) përdoren skema tjera të dhënies së këtij medikamenti siç është: 10 ditë para intervenimit S.C 300 njësi/kg çdo ditë, e po ashtu edhe në ditën e intervenimit dhe 4 ditë pas intervenimit jepet e njëjta dozë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksion: Recormon 2.000 njësi/mL, 5.000 njësi/mL, 10.000 njësi/mL (Hoffmann La Roche).

  • Shpërndaje: