Kërkim
i Avancuar
Fitomenadioni

Fitomenadioni

Përdorimet​

Hemoragji e të porsalindurve; hemoragji nga ikteri obstruktiv (nga bllokimi i rrugëve biliare të mëlçisë); profilaksia e hemoragjisë para ndërhyrjeve kirurgjike; diateza hemoragjike gjatë sëmundjeve të zorrëve; hipoprotrombinemia (ulja e protrombinës në gjak) juvenile; hipoprotrombinemia pas trajtimit me antibiotikë, acid acetilsalicilik, sulfonamide; hemoragji nga mbidozimi i antikoaguluesve që merren nëpërmjet gojës.

Dozimi​

Të rriturit, në hemoragjitë e rënda: injektohen ngadalë në venë 10-20 mg, pas hollimit me 5-10 mL ujë për injeksion ose me 5-10 mL tretësirë për injeksion glukoze 5%; në raste të lehta përgatitja përdoret nëpërmjet gojës me dozë 5-15 mg; në rast nevoje mund të jepet e njëjta dozë pas 8-10 orësh. Në hemoragji ose rrezik hemoragjie në sëmundjet e rrugëve të tëmthit dhe të mëlçisë 1-3 mg në ditë oralisht ose 5-10 mg I.M. 3 herë në javë. Në fazat e avancuara të cirozës së mëlçisë përdoren 10-20 mg në ditë nëpërmjet gojës dhe 20-30 mg I.M. 3 herë në ditë. Për parandalimin e hemoragjive paraoperative: 5-20 mg I.V, në rastet jo urgjente përdoren 10-20 mg në ditë oralisht ose I.M. Në raste të tjera hemoragjike 10-20 mg, në rast nevoje edhe 2-3 herë në ditë oralisht, ose 10-20 mg I.M. Doza maksimale ditore është 40 mg, për të gjitha rrugët e përdorimit.

Fëmijët deri 1 vjeç, 2,5 mg; 1-6 vjeç, 2,5-5 mg; 7-15 vjeç, 5-10 mg oralisht: 1-2 herë në ditë ose I.M. Tretësirat për injeksion të holluar në 5 mL ujë për injeksion ose tretësirë për injeksion glukoze 5%, mund të injektohet ngadalë edhe në venë. Në hemoragjinë e të posalindurve si profilaksi i jepet nënës 48 orë ose të paktën 2 orë para lindjes 10-20 mg P.O. ose I.M. Injektimi I.M. mund të aplikohet edhe tek të posalindurit menjëherë pas lindjes me dozë 1 mg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat​

Tableta: 5 mg.

Injeksione: 2 mg/mL, 10 mg/mL

  • Shpërndaje: