Përdoret vetëm për injektim I.V. pasi injektimi I.M. ose S.C. mund të shkaktojë nekrozë (vdekje) dhe absces të indeve.
Të rriturit: 2.3 deri 9.3 mEq (5 deri 20 mL glukonat kalciumi 10%) sipas nevojës. Diapazoni i dozimit është 4.65 deri 70 mEq/ditë.
Fëmijët: 2.3 mEq/kg/ditë ose 56 mEq/m2/ditë, të holluar mirë; të jepet ngadalë në doza të ndara.
Foshnjat: Jo më tepër se 0.93 mEq (2 mL).
Për ngritje emergjente të nivelit të kalciumit në plazmë:
Të rriturit: 7 deri 14 mEq (15 deri 30.1 mL) I.V.
Fëmijët: 1 deri 7 mEq (2.2 der 15 mL).
Foshnjat: <1mEq (2.2 mL). Varësisht nga përgjigjia e pacientit këto doza mund të përsëriten çdo 1 deri 3 ditë.
Për trajtim të tetanusit hipokalcemik (kontraksione muskulare nga ulja e kaliumit ne gjak):
Të rriturit: mund të jepen 4.5 deri 16 mEq të kalciumit (9.7 deri 34.4 mL) I.M. derisa të arrihet përgjigjia terapeutike.
Fëmijët: 0.5 deri 0.7 mEq/kg (1.1 deri 1.5 mL/kg) I.V. 3-4 herë në ditë ose derisa të arrihet kontrolli i tetanusit.
Neonatët: 2.4 mEq/kg/ditë (5.2 mL/kg/ditë në doza të ndara).
Trajtimi i hiperkalemisë me intoksikim sekondar kardiak:
Të jepen 2.25 deri 14 mEq (4.8 deri 30.1 mL) duke bërë monitorimin e EKG. Nëse është e nevojshme të përsëritet doza mbas 1 deri 2 minutash.
Intoksikimi me magnezium:
Të rriturit: Doza fillestare është 4.5 deri 9 mEq (9.7 deri 19.4 mL) I.V. Rregulloni dozat pasuese sipas përgjigjes terapeutike të pacientit. Nëse dhënja I.V. është e pamundshme të jepet 2 deri 5 mEq (4.3 deri 10.8 mL) I.M.
Transfuzioni i gjakut:
Të rriturit: Afërsisht 1.35 mEq (2.9 mL) I.V. në proporcion me çdo 100 mL gjak (me citrat).
Neonatët: Të administrohen 0.45 mEq (1 mL) për 100 mL gjak transfuzioni (me citrat).