Kërkim
i Avancuar
Hidroksokobalamina

Hidroksokobalamina

Përdorimet​

Anemi pernicioze dhe anemitë tjera makro-citike (me qeliza të mëdha) me dhe pa probleme neurologji-ke.

Efektet anësore​

Kruarje, ekzantemë (skuqje), ethe, ndjenjë të vjelle, marrje mendsh, hipokalemi (ulja e kalium-it në gjak), shok anafilaktik.

Dozimi​

Me injeksion intramuskular (IM): në anemitë pernicioz-e pa çrregullime neurologjike, fillimisht 0.25-1 mg, çdo të dytën ditë, për 1-2 javë, pastaj 250 mcg në javë derisa të normalizohet pasqyra e gjaku-t dhe si vazhdim 1mg çdo 2-3 muaj. Tek anemia pernicioze dhe anemitë tjera makrocitike me çrregullime neurologjike, fillimisht 1 mg çdo të dytën ditë derisa gjendja nuk përmirësohet, pastaj 1 mg çdo 2-3 muaj. Në profilaksi-në e anemisë makrocitike të shoqëruar me deficiencë në vitamina B12, 1 mg çdo 2-3 muaj.

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksion: 2500 mikrogram/2 mL.

  • Shpërndaje: