Kërkim
i Avancuar
Kalcitrioli

Kalcitrioli

Përdorimet

Tek çrregullimet e metabolizmit të kalcium-it dhe të fosfateve në të sëmurët me osteodistrofi renal-e (shkatërrim i indit kockor nga veshkat).

Kundërpërdorimet​​

Hiperkalcemi (rritja e kalciumit në gjak) ose kalcifikim metastazik (kalcifikim me vatra).

Efektet anësore​

Në përdorimin e dozave të larta mund shkaktohet hiperkalcemia dhe hiperkalciuria (rritja e kalciumit në urinë) dhe si rrezultat i hiperkalcemisë shfaqen: anoreksi (mungesë oreks-i), mundim, vjellje, dhimbje koke, apati (pa reagim), pagjumësi. Ndërsa manifestimet më serioze janë: etja, dehidrim (humbja e lëngjeve), poliuri (shtim i urinimit), nikturi (urinim natën), kolikë abdominale (dhimbje të forta të barkut), ileusi paralitik (bllokim zorre) dhe aritmi kardiake (çrregullim të rritmit të zemrës).

Dozimi​

Doza fillestare ditore është 0,25 mcg, në qoftëse nuk arrihet rezultati i dëshiruar, doza mund të rritet me 0,25 mcg në ditë, 2-4 javë. Shumica e të sëmurëve reagojnë në doza rreth 0,5 mcg deri në 1 mcg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Kapsula: 0,25 mcg, 0,5 mcg.

Injeksion: 1 mcg/mL, 2 mcg/mL.

  • Shpërndaje: