Kërkim
i Avancuar
Kloruri i Kaliumit

Kloruri i Kaliumit

Përdorimet

Për parandalimin dhe mjekimin e hipokalemisë (ulje të kaliumit); në rastet e mjekimeve të zgjatura me diuretikë (shkarkues të lëngjeve) që e largojnë kaliumin; në dixhitalizim, gjatë mjekimit afatgjatë me kortikosteroide; për kompensimin e humbjeve të kaliumit në vjelljet dhe diarretë e zgjatura; në çrregullimin e bilancit të elektroliteve.

Kundërpërdorimet

Insuficiencë (ulje të funksionit) renale dhe në përqëndrimet plazmatike të kaliumit mbi 5 mmol/l.

Efektet anësore

Perfuzionimi (kalimi mjekimit me rrugë venoze) i shpejtë paraqet rrezik për zemrën. Dozi

Dozimi

Nëpërmjet gojës mesatarisht përdoren, 0,5-1 g 3 deri 4 herë në ditë I.V, varësisht nga deficiti ose kërkesa ditore për kalium.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 500 mg, 600 mg, 1 g

Injeksione: 20 mg/mL, amp.

  • Shpërndaje: