Kërkim
i Avancuar
Kodeina

Kodeina

Përdorimet

Barnat e sistemit gastrointestinal: Diarre akute (si shtesë e zëvendësimit të elektrolitëve).

Analgjetik: Dhimbjet e lehta dhe të moderuara; kollë joproduktive.

Kundërpërdorimet

Barnat e sistemit gastrointestinal: Depresion respirator (frymëmarrje) akut; presion intrakranial i ngritur; çrregullimet hepatike (të mëlçisë); në gjendjet ku duhet mënjanuar inhibimi i peristaltikës (nxitja e levizshmërisë së zorrëve); kolitin ulcerativ (infeksion i zorrës së trashë të ulceruar) akut; koliti që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; fëmijët nën 1 vjeç.

Analgjetik: Te pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar.

Efektet anësore

Mund të shkaktojë tolerancë me përdorim të zgjatur (shih morfinën). Vjellje, konstipacion (vështirësi në jashtëqitje), përgjumje, deprimimi i frymëmarrjes, hipotension (ulje tensioni), spazma ureterike (të uretërve) dhe biliare (biles), tharje goje, djersitje, marrje mendsh, bradikardi (ulje të rrahjeve të zemrës), palpitacion (çrregullime të rrahjeve të zemrës), hipotermi (ulje e temperaturës së trupit), halucinacione, varësi psikike dhe fizike, miozë, urtikarie (njolla të kuqe) dhe kruarje.

Dozimi

Barnat e sistemit gastrointestinal:
30 mg, 3 ose 4 herë në ditë.
Analgjetikët:
Oralisht (nga goja): 30-60 mg në çdo 4 orë, kur është nevoja, doza maksimale është 240 mg në ditë.
Fëmijët: 1-12 vjeç, 3 mg/kg në ditë, të ndara në 3 doza.
I.M: 30-60 mg, çdo 4 orë nëse është nevoja.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e sistemit gastrointestinal:

Tableta: 15mg, 30 mg.

Analgjetikët: Solucion oral: 15 mg/5 mL, 10 mg/5 mL.
Injeksione: 30 mg/mL, 50 mg/mL.
Tableta solubile: 30 mg, 60 mg.
Tableta: 15 mg, 30 mg, 60 mg.

  • Shpërndaje: