Kërkim
i Avancuar
Morfina

Morfina

Përdorimet

Tek dhimbjet në tumoret malinje; pas traumave të rënda; pas operacioneve; në infarkt të miokardit; astmë kardiake; edemë pulmonare (mushkërie) akute; obstruksion vaskular (bllokim i enëve të gjakut) periferik; shok traumatik; emboli pulmonare (bllokim i enëve të gjakut në mushkëri nga embola); kolika abdominale (dhimbje spastike të barkut), renale (veshke) dhe biliare; premedikacion para anestezisë së përgjithshme.

Kundërpërdorimet​

Rritja e presionit intrakranial ose trauma të kokës; abdomen akut (bark i fortë); stazë e bronkeve; isuficiencë (pamjaftueshmëri) kardiake; insuficiencë renale, hepatike dhe respiratore; alkoolizëm akut; delirium tremens; çrregullime të qendrës së frymëmarrjes.

Efektet anësore

Sedacion (lodhje), somnolencë (pergjumje), eufori, deprimim i frymëmarrjes, hipotension (ulje tensioni), retension i urinës (mbajtje e urinës), spazma uretrale (të uretërve) dhe biliare, tharje goje, djersitje, marrje mendsh, bradikardi (ulje e rrahjeve të zemres), palpitacione (çrregullime të rrahjeve të zemrës), hipotermi (ulje të temperatures së trupit), halucinacione, ndryshime në mënyrën e sjelljes, varësi fizike dhe psikike, miozë, urtikarie dhe kruarje.

Dozimi

Në dhimbjet akute (të forta, të menjëhershme), S.C dhe I.M. 10 mg, në rast nevoje përsëritet çdo 4 orë.

Fëmijët: deri 1 muaj, 0.15 mg/kg; 1-12 muaj, 0.2 mg/kg; 1-5 vjeç, 2.5-5 mg; 6-12 vjeç, 5-10 mg.; I.V. ngadalë: ¼- 1/2 e dozës që injektohet S.C. apo I.M; në infarkt miokardi, ngadalë në venë 2 mg/min, 10 mg në ditë; në rast nevoje mund të vazhdohet edhe me 5-10 mg të tjera. Në dhimbje kronike: oralisht, S.C., I.M.: 5-20 mg në çdo 4 orë. Dozat mund të rriten në përputhje me nevojat. Doza oralisht duhet të jetë sa dyfishi i dozës I.M.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10 mg, 20 mg, 40 mg, 60 mg.

Solucion oral: 10 mg/5 mL, 20 mg/5 mL, 20 mg/mL (i koncentruar).

Shurup: 1 mg/mL, 5 mg/mL.

Injeksione: 10 mg/mL, 20 mg/mL.

  • Shpërndaje: