Kërkim
i Avancuar
Osteoporoza – “vjedhës i heshtur” i indit kockor

Osteoporoza – “vjedhës i heshtur” i indit kockor

Osteoporoza është sëmundje e kockave e cila redukton dendësinë dhe cilësinë e indeve kockore. Personat me osteoporozë bëhen të ndjeshëm ndaj frakturave që mund të ndodhin për shkak të traumës së vogël ose ngarkesës mbi kockat.  Frakturat më shpesh ndodhin në vertebrat e shtyllës kurrizore, femurin ose kyçin e dorës

Faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut më të zakonshëm për shfaqjen e osteoporozës janë:

  • Mosha- mbi moshën 30 vjeç, masa kockore fillon të zvogëlohet
  • Gjinia- femrat janë më të prirura ndaj osteoporozës 4 herë më shumë sesa meshkujt, veçanërisht me rrezik janë femrat në moshë mbi 50 vjeç
  • Historia familjare- nëse dikush prej familjes suaj ka pasur simptoma të osteoporozës atëherë edhe ju jeni me rrezik
  • Mungesa e aktivitetit fizik, pesha e rritur, ushqimi i keq, sëmundje tjera

Për kocka të shëndetshme dhe të forta

Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i shëndetshëm mund t’ju ndihmojnë ta uleni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës. Me konsumimin e frutave dhe perimeve të pasura me vitamina mund ta parandaloni humbjen e masës kockore. Për shembull, kalciumi dhe vitamina D kanë rolin kryesor në shëndetin e kockave. Nëse nuk i merrni përmes ushqimit ose me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, konsultoni mjekun tuaj për t’i marrë si suplemente.

Para dhe pas thyerjes së kockës

Shumë shpesh njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se kanë osteoporozë deri në shfaqjen e frakturës së pare. Simptomat e kësaj sëmundjeje nuk vërehen, më së shpeshti mund të ndjeni dhimbje në shpinë ose të keni ulje në gjatësinë. Për të parandaloni frakturat kujdeseni për të mos rënë, mbani këpuca komode dhe lëvizeni nëpër hapësira të ndritshme. Këshillat vlejnë edhe pas shërimit të kockës së thyer.

Diagnostikimi me skanin DEXA

Hapi i pare për ekzaminimin e dendësisë së kockave është incizimi DEXA. Ky incizim i sofistikuar mundëson saktësi në incizimin e indit kockor. Skanimi zgjat 10-20 minuta dhe është i padhembshëm. Sepse dendësia e kockave tek gratë ulet pas menopauzës, rekomandohet ta bëjnë këtë ekzaminim një herë në dy vite, ndërsa meshkujt nuk duhet ta bëjnë këtë ekzaminim shumë shpesh, por në asnjë mënyrë ta harrojnë. Edhe pse keni osteoporozën e diagnostikuar përsëri mund ta ktheni dendësinë e kockave. Aktiviteti fizik, kalciumi dhe vitamina D ndikojnë mbi këtë. Mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është kombinimi i sportit, vitaminave dhe ushqimit me barna shtesë.

 

  • Shpërndaje: