Kërkim
i Avancuar
Paracetamoli

Paracetamoli

Përdorimet

Dhimbje me etiologji (prejardhje) të ndryshme; dismenorrea (mungesë të menstruacioneve); mialgji (dhimbje të muskujve); neuralgji (dhimbje nervore); ulje të temperaturës në gjendje febrile.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, insuficiencë renale (ulje të funksionit të veshkave) dhe hepatike (të mëlçisë).

Efektet anësore

Anemi hemolitike (gjak shkatërruese), neutropeni (ulje të neutrofileve), leukopeni (ulje të leukociteve), pancitopeni (ulje të të gjitha qelizave në gjak), kruarje, urtikarie (njolla të kuqe), hipoglicemi (ulje e glukozës në gjak).

Dozimi

Oralisht (nga goja): të rriturit, nga 0.5-1 g 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 4 g në ditë; fëmijët nën një vjeç, 60 mg 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç 60-150 mg, deri 4 herë në ditë; doza maksimale për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa pë fëmijët e rritur është 1.2 g.

Me rrugë rektale: fëmijët 1-5 vjeç 125-250 mg, deri 4 herë në ditë; të moshuarit: suposte 500 mg, që janë në doza të njëjta me ato orale.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e skeletit dhe muskujve:
Tableta: 160 mg, 350 mg, 500 mg, 650 mg.
Tableta eferveshente: 330 mg, 500 mg.
Kapsula: 250 mg dhe 500 mg.
Shurup: 120 mg/5 mL, 100 mg/5 mL, 160 mg/5 mL. Eliksir: 120 mg/5 mL, 160 mg/5 mL, 325 mg/5 mL.
Granula: 80 mg, 325 mg.
Suposte: 80 mg, 100 mg, 120 mg, 125 mg, 300 mg, 325 mg, 650 mg.
Tretësirë për injeksione: 1 g.
Analgjetik: Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.
Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 300 mg, 400 mg. Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg, 600 mg, 650 mg, 1.2 g.
Tretësirë për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.

  • Shpërndaje: