Kërkim
i Avancuar
Piridoksina

Piridoksina

Përdorimet

Gjendjet e pamjaftueshmërisë së piridoksinës; të anemisë sideroblastike idiopatike (e pa njohur); sindroma premenstruale (para menstruacioneve); në profilaksinë e vjelljeve pas narkozës me eter.

Dozimi

Në gjendjet që vijnë nga pamjaftushmëria e piridoksinës 25-30 mg, deri 3 herë në ditë; në neuropatinë nga izoniazidi, për profilaksinë: 10 mg në ditë; si mjekim: 50 mg 3 herë në ditë. Në aneminë sideroblastike: 100-400 mg në ditë në doza të ndara. Në sindromën paramenstruale: 50-100 mg në ditë në doza të ndara. Në profilaksinë e vjelljeve nga eteri jepen I.M. 100 mg 20 minuta para fillimit të narkozës.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 20 mg, 25 mg.

Injeksione: 10 mg/mL, 50 mg/2 mL, 100 mg/2 mL, 250 mg/5mL