Kërkim
i Avancuar
Sa i vogël është një penis i vogël?

Sa i vogël është një penis i vogël?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penisi i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”- thotë Michael O’Leary-doktor shkencash dhe profesor i kirurgjisë urologjike në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

” Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organet jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.
Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikropenis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja e Peyronit (formimi i një masë fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksionit) dhe kanceri i prostatës, mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Psikologjia gjithashtu luan rol. Disa djem fiksohen me idenë se e kanë të vogël. Ka dhe diagnozë psikiatrike për këtë; çrregullimi i dismorfimit penil. Ngjan me çrregullimin e anoreksikëve që mendojnë se janë të shëndoshë, pavarësisht nga sa të dobët janë.

Sipas një studimi shumica e meshkujve që bëjnë operacion penisi, vuajnë nga ky çrregullim. Këta janë dhe më pak të kënaqurit nga rrezultatet.
Çfarë funksionon: Rënia në peshë

Ka një mënyrë të sigurt për të patur një penis që duket më i madh: Rënia në peshë.
“Shumë meshkuj që mendojnë se kanë penis të vogël janë mbipeshë”, thotë Jennifer Berman, një urologjiste në Beverly Hills.

Për djemtë që i drejtohen kirurgjisë, në vend që të hanë më pak liposuksioni mund të funksionojë. Kjo procedurë heq dhjamin në fundin e penisit, duke bërë që pjesa e fshehur të dali më në pah. Prapë, efektet nuk janë të përhershme.

Nëse nuk ndryshoni regjimin e të ngrënit, penisi juaj do të zhytet përsëri në bark.
Zmadhimi i penisit: Kokrrat, kremrat dhe pajisjet

Çfarë ka tjetër? Një sërë metodash të pasigurta.

Pompa me vakuum. Një cilindër që nxjerr jashtë ajrin. Penisi vendoset në pompë dhe vakuumi përcjell më shumë gjak në të. Kjo bën që të erektohet pak më shumë. Më pas i vendoset penisit një unazë e ngushtë për ta mbajtur në atë formë. Cilat janë disavantazhet? Efekti zgjat për sa kohë që ke unazën dhe përdorimi për më shumë se 20-30 minuta, mund t’ju dëmtojë.
Tendosja me pesha. Peshat ose ushtrimet me tendosje nuk do e zmadhojnë penisin tuaj! Nuk është muskul. Varja e peshave në një penis të shkrehur, edhe mund ta zgjasë sado pak. Por kjo kërkon një vullnet të frikshëm. Duhet ta mbash peshën 8 orë në ditë për 6 muaj. O’Leary shton se në fund mund të përftosh 1 centimetër. Rreziqet përfshijnë dëmtime të lëkurës, çarje të venave të gjaku-t dhe probleme të tjera.

Kokrrat, suplementet dhe kremrat. Këto nuk bëjnë punë, asnjëra prej tyre. Berman thotë se është e drejtë të themi se këto janë marrëzira.

Operacion për zmadhim të penisit.

Po operacioni? Mund të funksionojë por ka shumë rreziqe. Ka dy lloje operacionesh kryesore:

Operacioni për zgjatim. Proçedura më e zakonshme është ajo e zgjatimit të penisit. Në këtë operacion, pritet ligamenti që lidh penisin më kockën e legenit dhe lejon që pjesa jo e dukshme të dali në pah (zakonisht një cm). Në të vërtetë nuk përftohet zgjatim, por pjesa jo e dukshme bëhet e dukshme. Por për të mos lejuar ligamentin të ringjitet, përdoret pesha përditë, për 6 muaj.
Operacioni për zgjerim. Për meshkujt që mendojnë se penisi i tyre është shumë i hollë, ka proçedura edhe më kontradiktore. Zgjerimi bëhet duke implantuar silikon ose material njerëzor, por mund të funksionojë për disa meshkuj. Ndonjëherë, lekura që lidh penisin me testikujt, është shumë e tendosur. Prerja e saj mund te bëjë që penisi të zmadhohet. O’Leary thotë se proçedura zgjat 20 minuta dhe pacienti nuk ka nevojë për shtrim.

Rreziqet e operacionit për zmadhim penisi

Para se të merrni një pjesë të rrogës dhe të zbërtheni pantallonat, mendohuni mirë për rreziqet e operacioneve që folëm më lart.

Këto operacione nuk janë të studiuara mirë, nuk ka asnjë organizatë utoritare mjekësore që i aprovon. Nëse jeni entuziastë, bëni mirë të flisni më parë me doktorin.

Rreziqet e operacionit për zgjatim janë të shumta. Ato përfshijnë infeksione të ndryshme, dëmtim të nervave, ulje ndjeshmërie dhe vështirësi në ereksion. Më e keqja është se mund edhe të keni një penis me të vogël se para operacionit.

Zgjerimi i penisit është akoma më i rrezikshëm, për këtë arsye mendohuni dy herë përpara një operacioni të mundshëm.

Të duash ta kesh më të madh është diçka e rëndomtë. Nëse kthehet në fiksim, flisni me një psikolog. Studimet tregojnë se kur një psikolog i siguron meshkujt se kanë një penis normal, nevoja për një operacion zvogëlohet.

E rëndësishme është t’i bëni sytë katër për pretendime të rreme se operacioni bën mrekullinë.

Berman shprehet se viktimat e këtyre mashtrimeve janë meshkujt e pasigurt, që mendojnë se pushteti i tyre është i varur nga madhësia e penisit.

Ian Kerner, një këshillues seksi në Nju Jork, thotë se lavdia e një penisi “madhështor”, është më shumë e trilluar.

Ai shton se të kesh një penis shumë të madh është problem më vete.

-”Madhësia nuk ka aq rëndësi sa të qënit një dashnor i mirë dhe kreativ. Është mënyra si përdor trurin, gojën, duart dhe gjithçka tjetër që të bën të mirë në dhomën e gjumit”, shprehet Kerner.

Pra, së fundmi, dëshira për një penis më të madh mund t’ju lërë në fakt me një penis me gunga, mavijosje dhe jo funksional (për të mos përmendur një llogari bankare të zbrazur). A ka llogjikë të rrezikosh centimetrat që ke për të fituar vetëm një më shumë?