Kërkim
i Avancuar
Sulfati i magnezit

Sulfati i magnezit

Përdorimet

Lakstivë (shkarkues jashtëqitje), hipo-magnezemia (ulja e magnezit në gjak), aritmi (çrregullimet e ritmit) të zemrës (prania e hipokalemi-së që mund të shoqërohet me hipomagnezemi), torsades de pointes, infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), eklampsi.

Dozimi

Për zbrazjen e zorrëve përdoren 10-20 g MgSO4 pluhur të tretur në një gotë me ujë.

Aritmitë torsades de pointes:

Doza e rëndomtë e sulfatit të magnezit është 8 mmol Mg2+ gjatë 10-15 minutave (të përsëritet edhe një herë nëse është e nevojshme) në mënyrë intravenoze.

Eklampsia:

Rëndom administrohen në mënyrë intravenoze 4 g të sulfatit të magnezit (afërsisht 16 mmol Mg2+) gjatë 5-10 minutave duke vazhduar me infuzion intravenoz me shpejtësi 1 g (afërsisht 4 mmol Mg2+) çdo orë për më së paku 24 orë mbas konvulsion-it të fundit; riparaqitja e konvulsioneve mund të kërkojë dhënjen shtesë të bolus-it intravenoz të 2 g (afërsisht 8 mmol Mg2+).

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 10% 10 mL, 50% 10 mL.

  • Shpërndaje: