Kërkim
i Avancuar
Tiamina

Tiamina

Përdorimet

Për mjekimin e çrregullimeve që vijnë nga hipovitaminoza B1(ulja e vitaminës B1) si anoreksia, parestezia, lodhja, palpitacioni, konstipacioni; neuritet (infeksioni i nervave), përdoret edhe gjatë mjekimeve me antibiotikë dhe sulfonamide.

Efektet anësore

Mundim, reaksione alergjike, gjendje nervozizmi, artralgji (dhimbje të artikulacioneve), takikardi (rritje të rrahjeve të zemrës).

Dozimi

Oralisht: të rriturit, 10-20 mg 1-2 herë në ditë; me injektim nën lëkurë ose I.M: 50-100 mg në ditë; fëmijët deri në 1 vjeç oralisht: 5 mg në ditë; 2-6 vjeç 10 mg në ditë; 7-12 vjeç 20 mg në ditë; me injektim nën lëkurë ose I.M: deri në 1 vjeç 2,5-5 mg në ditë; 2-6 vjeç 5-10 mg në ditë; 7-12 vjeç 12,5-25 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 5 mg, 10 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg, 250 mg, 500 mg,

Injeksione: 50 mg/mL, 100 mg/mL, 200 mg/mL, 250 mg/5mL

  • Shpërndaje: