Kërkim
i Avancuar
Vitamina B Kompleks dhe C

Vitamina B Kompleks dhe C

Përdorimet

Për korrektimin e shpejtë të malabsorbcionit (keqtretjes) tek alkoolizmi; pas infeksioneve akute (të menjëhershme), postoperative etj.

Dozimi​

I.M (intra muskulare): një apo dy në ditë deri në 7 ditë.

I.V (intra venoze): 2-3 çdo 8 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksione vetëm për përdorim I.M: Acid askorbik 500 mg, nikotinamid 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/7 mL.

Injeksione vetëm për përdorim I.V: acid askorbik 500 mg, glukozë anhidrike 1g, nikotinamidë 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/10mL.