Kërkim
i Avancuar
Izoflurani

Izoflurani

Përdorimet​

Anestezi (induktimi dhe mbajtja).

Kundërpërdorimet​​

Hipersensitiviteti (mbi ndjeshmëri).

Efektet anësore​

Takikardia (rritja e rrahjeve të zemrës) (moshat e reja), hipotension (ulja e tensionit), depresion i respiracionit (ulja e kapacitetit të frymëmarrjes), hepatotoksicitet (helmim i mëlçisë).

Dozimi​

Induktimi: fillohet me 0.5% duke e rritur në 3 % në përzierje me oksigjen ose me suboksid azoti-oksigjen. Mbajtja: 1-1.25 % në suboksid azoti-oksigjen.

Nëse administrohet vetëm me oksigjen mund të nevojitet 0.5-1% më tepër. Në sectio cesarea 0.5-0.75 % i përzier me suboksid azoti-oksigjen.

Format farmaceutike dhe dozat​

Vaporizues i kalibruar.

  • Shpërndaje: