Kërkim
i Avancuar
Fentanili

Fentanili

Përdorimet​

Sedacion (letargji); analgjezi (kundra dhimbjes); medikacion paraoperativ (pergatitje para operacionit); shtesë anestezisë së pergjithshme apo lokale.

Kundërpërdorimet​​

Shtypje e rritur intrakraniale (në kokë); depresion i rëndë i frymëmarrjes; insuficiencë (ulje e funksionit) e rëndë e mëlçisë apo veshkave.

Efektet anësore​

Frymëmarrje e çrregulluar, laringospazëm (spazëm e laringut), konfuzion, miozë.

Dozimi​

Për ndërhyrjet e vogla, analgjezi (kundër dhimbjes); tek fëmijët nën 12 vjeç, me rrugë I.M.(intra muskul) dhe I.V(intra venoze), 12 mcg/kg, dozë që mund të përsëritet në intervale 30-60 minutëshe. Fëmijëve 18-36 muaj mund t’u nevojitet 2-3 mcg/kg/, dozë transmukozale; tek të rriturit me rrugë I.V. 5-10 mcg/kg dozë me 0,5-1 mcg/kg dozë transmukozale; 5 mcg/kg në qetësimin paraoperativ. Si shtesë anestezisë regjional për dhimbjet postoperative 50-110 mcg/kg, dozë shtesë anestezisë së përgjithshme me rrugë I.M. ose I.V. 2-50 mcg/kg.

Anestezia e përgjithshme pa shtesë të anestetikëve tjerë me rrugë I.V. 50-100 mcg/kg së bashku me O2 dhe relaksues muskulor.

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksion: 0.5 mg/10mL, 0.1mg/2mL.

  • Shpërndaje: