Kërkim
i Avancuar
Problemet e dëgjimit

Problemet e dëgjimit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të problemeve të dëgjimit. P.sh. dhimbja e veshit mund të jetë e shkaktuar nga infeksione të nofullës, bajameve osesinus-eve. Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit që mund të ndikojnë më pas tek të mësuarit dhe tek mënyra e jetesës. Gjithashtu, edhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta mund të dëmtojë dëgjimin. Ashtu sikundër infeksionet, edhe dermatiti në vesh mund të ndodhë si rezultat i reaksioneve ndaj ilaçeve, vënies së bizhuterive ose përdorimit të kozmetikës.

Problemet e zakonshme të dëgjimit

  • Otitis media (Infeksion i veshit të mesëm) – Otitis media është një  infmamancion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteri apo virusi. Otitis media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.
  • Ngjitësit e veshit – Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otitis media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.
  • Dylli i veshit – Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme që të hiqet me pastruesit e veshit ose nëpërmjet shiringave të veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të sjellë dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.

Parandalimi i problemeve të dëgjimit

Vetëmenaxhimi i problemeve të veshit, veçanërisht i dhimbjeve të veshit dhe shkarkimeve nuk është e rekomandueshme. Megjithatë, këshillat e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e problemeve të veshit:

  • Mos përdorni pastrues për veshin, pasi ndonjëherë ato mund të shkojnë me thellë seç duhet.
  • Nëse shkoni për të notuar, duhet të përdorni tapat e veshëve.
  • Nëse punoni në ambjente të zhurmshme, vendosni mbrojtësit e veshëve.
  • Kur teshtini, mos e mbyllni hundën.

Është e rëndësishme për të kontrolluar çfarëdo rasti të mundshëm që lidhet me humbjen e dëgjimit. Dëmtimi i dëgjimit tek fëmijët shpesh dyshohet, sidomos në rastet kur fëmija është i pavëmendshëm në shkollë, nuk i përgjigjet instruksioneve ose do të shohë televizor me zë të lartë. Është e rëndësishme që mjeku të ekzaminojë veshët.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse keni:

  • Dhimbje veshi;
  • Rrjedhje gjaku nga veshi;
  • Dhimbje veshi dhe ndiheni në përgjithësi jo mirë;
  • Keni patur më parë dhimbje qafe ose traumë në kokë;
  • Keni një objekt të huaj në vesh ose që ju dyshoni se mund ta keni; dhe
  • Keni përdorur një ilaç për veshin dhe nuk ka sjellë asnjë përmirësim.

Deshironi te merrni nje keshille profesionale? Kliko Ketu

  • Shpërndaje: