Kërkim
i Avancuar
Cefpodoksimi

Cefpodoksimi

Tek pneumonitë akute (infeksionet e mushkërive) të shkaktuara nga: Haemophilus influenzae apo nga Streptococcus pneumoniae; tek ekzacerbimi (hyrja nga jashtë) akut bakterial i bronkitit (infeksion i bronkeve) kronik të shkaktuar nga: S. pneumoniae, H. influenzae apo Moraxella catarrhalis; tek gonorea e pakomplikuar tek meshkujt dhe femrat dhe tek infeksionet gonokoksike rektale (që hyjnë nga rruga e jashtëqitjes) tek femrat; tek infeksionet e pakomplikuara të lëkurës dhe strukturave të lëkurës të shkaktuara nga Staphylococcus aureus apo Streptococcus pyogenes; tek otitis media (veshi i mesëm) acuta të shkaktuar nga S. pneumoniae, H. influenzae, apo M. catarrhalis; tek faringitet (infeksionet e faringut) apo tonsiliti (infeksioni i grykëve) të shkaktuara nga S. pyogenes; tek infeksionet urinare të shkaktuara nga E. coli, Klebsiella pneumoniae, Proteus mirabilis apo Staphylococcus saprophyticus.

Nuk perdoret tek pacientët me ndjeshmëri te rritur në bar dhe në cefalosporinet e tjera. Siguria dhe efikasiteti tek foshnjat nën 6 muaj nuk është i njohur (tek fëmijët nën 6 muaj nuk dihet efekti i këtij medikamenti).

Dhimbje koke, diarre, ndjesi të vjelle, vjellje, dhimbje barku, infeksione fungale vaginale, anafilaksi.

Të rriturit dhe fëmijët deri 13 vjeç dhe më shumë:

tek pneumonitë (infeksionet e mushkërive): 200 mg P.O (nga goja) në 12 orë 14 ditë

ndërsa tek bronkiti (infeksioni i bronkeve) 10 ditë; tek gonorea: 400 mg P.O. në 12 orë, 7 deri 14 ditë;

tek otiti (infeksioni i veshit): fëmijët mbi 6 muaj, 5 mg/kg (të mos kalohet 200 mg) P.O. në 12 orë, 10 ditë;

tek faringiti (infeksionet e faringut) dhe tonsiliti (infeksionet e grykëve): fëmijët mbi 6 muaj, 5mg/kg (të mos kalohet 100 mg) P.O. në 12 orë, 10 ditë;

tek infeksionet e traktit urinar: të rriturit, 100 mg P.O., në 12 orë, 7 ditë.

  • Tableta: 100mg, 200mg
  • Shurup: 50mg/5mL, 100mg/5mL
  • Shpërndaje: