Kërkim
i Avancuar
Cefaleksina

Cefaleksina

Infeksionet respiratore, urinare, otitis media (veshi i mesëm), sinusiti (infeksione të hapësirave të kokës), infeksionet në shtatzëni, infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta.

Ndjeshmëria në cefalosporine.

Diarre, rrallëherë kolit i shkaktuar nga antibiotikët, ndjenjë të vjelle dhe vjellje, dhimbje koke, prurit (kruarje), urtikarie (njolla të kuqe), reaksione alergjike, anafilaksi (sulm të gjeneralizuar).

Të rriturit: 1 deri 4 g/ditë në doza të ndara.

Dozat e rëndomta: 250mg çdo 6 orë.

Faringiti (infeksion i faringut) streptokokal, infeksionet e lëkurës dhe të strukturave të lëkurës, cistiti (infeksion i fshikëzës së urinës) pa komplikime tek më të rriturit se 15 vjeç: 500mg çdo 12 orë.

Mund të nevojiten doza më të larta nëse infeksionet janë më të rënda ose mikroorganizmat janë më pak të ndjeshme në cefaleksinë.

Fëmijët marrin 25 deri 50mg/kg në doza të ndara. Për faringitin streptokoksik për pacientët më të rritur se 1 vjeç dhe për infeksione të lëkurës dhe strukturave të lëkurës të ndahet doza e përgjithshme në dy doza në çdo 12 orë. Në infeksione të rënda dyfishohet doza.

Otitis media: 75 deri 100 mg/kg/ditë në 4 doza të ndara ditore.

Infeksionet streptokoksike ß-hemolitike: Të vazhdohet trajtimi për më së paku 10 ditë.

  • Kapsula: 250mg, 500mg.
  • Tableta: 250mg, 500mg.
  • Shurup: 125mg/5mL, 250mg/5mL.