Kërkim
i Avancuar
Koamoksiklavi

Koamoksiklavi

Infeksionet në të cilat shtamet e bakterieve prodhojnë beta-laktamazë (në të cilat përdorimi vetëm i amoksicilinës nuk është përkatës) përfshirë infeksionet e traktit respirator (aparati i frymëmarrjes), urogjenital dhe abdominal (barkut), celulitin, pickimet e insekteve dhe shtazëve, infeksionet e rënda stomatologjike me celulit të përhapur.

Ndjeshmëria në penicilinë, histori e verdhëzës kolestatike që është si pasojë e përdorimit të koamoksiklavit.

Sikurse te amoksicilina; hepatiti, verdhëza kolestatike (nga bllokimi i rrugeve biliare të mëlçisë), eritema multiformë (njolla të kuqe me forma të ndryshme, përfshirë edhe sindromin Steven-Johnson), nekrolizë epidermike topikale (shkatërrim i epidermës), dermatit eksfoliativ (infeksion i lëkurës), është raportuar edhe vaskuliti (infeksion i enëve të gjakut); rrallëherë manifestohet edhe zgjatje e kohës së gjakrjedhjes, marrje mendsh, dhimbje koke, konvulsione (çorientime) (posaçërisht me doza të larta ose në insuficiencë të veshkave), ngjyrosje sipërfaqësore e dhëmbëve dhe precipitim, flebit (infeksion i venës) në vendin e dhënies së injeksionit.

  • Oralisht (nga goja), i shprehur si amoksicilinë 250 mg në çdo 8 orë, kurse në raste të rënda doza dyfishohet.
  • Fëmijët 2 muajsh-2 vjeç marrin nga 20-40 mg/kg/ditë të ndarë në 3 doza.
  • Fëmijët 1-6 vjeç marrin nga 125 mg shurup çdo 8 orë. Te rastet e rënda doza dyfishohet.

Clavam 1.2g inj, Klavunat 625mg film tab (forte), 156.25mg/5ml susp(shurup), 312.5mg/5ml susp(shurup), Klaks 625mg film tab, 1g film tab, 228mg/5ml susp(shurup), 457mg/5ml.

  • Shpërndaje: