Kërkim
i Avancuar
Varikocelat

Varikocelat

Varikocela është koleksion i venave të zgjeruara siç janë venat me varice, që ndodhin në pjesën e jashtme të testikujve. Zakonisht varikocelat prekin vetëm testikulin e majtë, por gjithashtu mund të preket edhe ai i djathti ose të dy bashkë.

Cilat janë simptomat e varikocelës?

Zakonisht varikocelat nuk shkaktojnë probleme, përveç një ënjtje në pjesën e jashtme të testikujve që mund të jetë e dukshme gjatë qëndrimit në këmbë. Ato shumë rrallë mund të shfaqin një kruarje të parehatshme ose një ndjenjë mbushjeje të testikujve.

Çfarë e shkakton varikocelën?

Varikocela mendohet që të ndodhë për shkak të distancës së madhe që ka vena kryesore nga testikuli i majtë, që udhëton brenda trupit (krahasuar me venën nga testikuli i djathtë) përpara boshatisjes në venat respektive të veshkave. Kjo distancë, e kombinuar me forcën në rënie të gravitetit, mund të shkaktojë në disa meshkuj dështimin e sistemit të valvulës, diku ndërmjet venave nga ana e majtë e testikujve dhe venave të veshkës së majtë.

Si është diagnostikuar?

Për të diagnostikuar varikocelën, doktori do të ketë nevojë për të parë dhe ndjerë testikujt. Varikocela mund të ndihet nëpërmjet skrotumit në pjesën e jashtme të testikujve. Shpesh varikocelat mund të ndihen vetëm kur mashkulli është duke qëndruar në këmbë dhe zhduken kur ai shtrihet, për shkak të rënies së presionit të gjaku-t.

Disa mjekë mund të përdorin një instrument duke e vendosur në pjesën e jashtme të skrotumit për të matur temperaturën e testikujve. Ashtu sikundër varikocela është menduar për të rritur temperaturën e testikujve, instrumenti mund të përdoret për të zbuluar sa më herët që të jetë e mundur varikocelën.

Sa të zakonshme janë varikocelat?

Mbi 20% e të gjithë meshkujve kanë varikocela, por mbi 40% e meshkujve që kanë probleme të fertilitetit kanë varikocela. Deri më sot, të paturit e varikocelave është menduar për të kontribuar në vëshirësinë e një mashkulli për të bërë fëmijë. Sot megjithatë, shumë mjekë, nuk janë shumë të sigurt që të paturit e varikocelave është një shkak definitiv i problemeve të fertilitetit.

A ekziston ndonjë trajtim për varikocelat?

Varikocela mund të shërohet nëpërmjet një kirurgjie të vogël. Teknika të tjera të pranishme janë p.sh. injektimi i një kimikati direkt në venat e prekura.

Nëse një mashkull ka varikocelat por nuk ka probleme të parehatisë ose të fertilitetit, atëherë trajtimi mund të mos jetë i nevojshëm. Megjithatë, nëse ka një siklet të vazhdueshëm, një kirurgji mund të ofrohet.

Në qoftë se një mashkull me vështirësi të varikocelave është duke kërkuar trajtim me partneren e tij për vështirësi në konceptimin e një fëmije, në varësi të rrethanave të çiftit – dhe veçanërisht nëse shkaqe të tjera infertiliteti kanë qenë të diagnostikuar – një mjek mund të dëshirojë për të diskutuar riparimin e varikocelave.

A është e vërtetë se varikocelat do ta bëjnë një mashkull infertil?

Për shumë dekada me rradhë është menduar se të paturit e varikocelave redukton shanset e mashkullit për të patur fëmijë. Meshkujt infertil kanë më shumë mundësi ndaj të zhvilluarit të varikocelave në krahasim me meshkujt fertil.

Në lidhje me trajtimin e tyre, metoda kryesore është kirurgjia e cila mund të sjellë shërim të plotë dhe njëkohësisht mospasjen e problemeve për lindjen e fëmijëve.

Po në lidhje me varikocelat në adoleshencë?

Në adoleshencë, një djalë i diagnostikuar me varikocela, ka mundësinë e konsiderimit të kirurgjisë vetëm nëse njëra prej testikujve është shumë më e vogël sesa tjetra ose ai ka dhimbje. Djali ose familja mund të zgjedhë shërimin e varikocelës sepse ato besojnë se ajo do të minimizojë shanset e problemit të fertilitetit.

Nëse ju keni varikocelë është shumë e rëndësishme që ta diskutoni atë me mjekun ose urologun në termat e një trajtimi individual.

SHËNIM: Nëse ju vini re ndonjë ënjtje të testikujve, është e rëndësishme që të kontrolloheni menjëherë tek doktori.

  • Shpërndaje: