Procedura e vendosjes së balonit gastrik
- 14/12/2021
- 0 Pëlqime
- 1126 Shikime
- 0 Komente
Arritni rezultate pa operacion
Procedura e Balonit gastrik është një zgjidhje jo kirurgjikale për t’ju ndihmuar të humbisni në peshë, pa qenë e nevojshme nderhyrja me kirurgji. Nëse keni provuar dietën pa sukses afatgjatë, dhe nuk deshironi të kryeni procedura kirurgjikale që shpesh janë të rrezikshme për shendetin tuaj mund ti drejtoheni Baloni Gastrik. Baloni implantohet për 6 muaj (në varësi të zgjedhjes suaj për balonin ose peshës tuaj trupore) pas kësaj periudhe baloni hiqet, duke e lënë të paprekur stomakun tuaj dhe sistemin tretës.
Ne dallim nga një procedurë kirurgjikale, procedura e Balonit Gastrik nuk ka asnje prerje apo plagë për t’u shëruar. Stomaku juaj nuk është prerë ose ndryshuar në asnjë mënyrë, kështu që nuk ka ndryshime të qëndrueshme në trupin tuaj dhe ndryshe nga operacionet, shërimi juaj është i shkurtër.
Baloni gastrik zë një sipërfaqe të madhe në stomakun tuaj që do të thotë se ka më pak hapësirë në dispozicion për ushqim. Ai vepron si një kontroll i ndërtuar në pjesë; duke kufizuar sasinë e ushqimit që hani dhe ju jep ndjenjën e ngopjes pasi të keni ngrënë vëllime të vogla të ushqimit. Ndërsa baloni është në stomak, ai ju ndihmon të përshtateni gradualisht në mënyrën e ushqyerjes, në mënyrë që kur të hiqet, të mund të vazhdoni me këto zakone të reja të ngrënies.
Për sa kohë do të jetë në i vendosur Baloni Gastrik shpesh varet edhe nga sjellja e pacientit. Ne kombinojmë vendosjen e Balonit Gastrik me paketën tonë mbështetëse për sukses afatgjatë. Kjo mbështetje është thelbësore për suksesin tuaj.
Procedura e vendosjes së Balonit Gastrik
- Konsulta: Paraprakisht do zhvilloni një konsulte me mjekun specialist për të parë gjëndjen tuaj aktuale;
- Anestezioni: Do të jetë i përgjithshëm gjatë gjithë procedurës 20 minutëshe;
- Procedura: Mjeku do të kontrollojë shëndetin e stomakut tuaj me një aparat special. Pastaj duke përdorur një endoskop (tub të gjatë), do të vendos balonin në stomakun tuaj. Pasi të mbushet me solucion fiziologjik i cili eshte i ngjyrosur me blu metilen, baloni është shkëputur dhe tubi i endoskopit hiqet.
- Pas Procedures: Do të jeni në gjendjë të trazuar për 3-4 orë, nuk është e nevojshme qëndrimi në klinikë. Ndërsa jeni qetësuar, nuk do të keni mundësi ti jepni vet makinës, kështu që do t’ju duhet dikush që t’ju shoqeroje në shtëpi.
- Periudha: Baloni qëndron në stomak deri në 6 muaj, përpara se të hiqet me një procedurë të ngjashme prej 20 minutash. Përsëri do të jeni nën efektin e anestezionit ndërsa baloni do të hiqet me endoskop.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.