Kërkim
i Avancuar
Acidi Acetilsalicilik

Acidi Acetilsalicilik

Përdorimet

Acidi acetilsalicilik ushtron veprim analgjezik (kundra dhimbjes), antipiretik (kundër temperatures) dhe antiinflamator prandaj indikohet për mjekimin e sëmundjeve reumatike dhe të çrregullimeve të tjera muskuloskeletore (duke përfshirë edhe artritin juvenil). Ai ushtron edhe veprim antitrombocitar (kundër trombociteve), prandaj indikohet në profilaksinë e sëmundjeve cerebrovaskulare ose të infarktit të miokardit, në dhimbje të lehta deri mesatare dhe në gjendje febrile.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit; ulcerë peptike aktive; fëmijët nën 12 vjeç (përveç mjekimit të artritit juvenil), laktacionit (rreziku i shfaqjes së sindromës Reye).

Efektet anësore

Ulcera me hemoragji të fshehta; çrregullime gastriontestinale (stomak-zorrë); hemoragji subkonjunktivale; çrregullime të të dëgjuarit; marrje mendsh; konfuzion mendor; angioedemë; bronkospazmë; ekzantemë (skuqje); rritja e kohës së koagulimit; miokardit; trombocitopeni(ulje te trombociteve te gjakut); sindromi Reye.

Dozimi

  • Antiagregues: 75-300mg në ditë.
  • Analgjetik: 300-900 mg çdo 4-6 orë sipas nevojës, doza maksimale 4g në ditë. Tek fëmijët nuk rekomandohet.
  • Barnat e skeletit dhe muskujve: 300-900 mg çdo 4-6 orë sipas nevojës, doza maksimale 4g në ditë. Tek fëmijët nuk rekomandohet.

Format farmaceutike dhe dozat

  • Antiagregues
    Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg.
  • Analgjetik
    Tableta: 100mg, 250mg, 300mg, 500mg.
    Eferveta (me tretje në ujë): 300mg, 500mg.
  • Barnat e skeletit dhe muskujve:
    Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.
    Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 324 mg, 400 mg
    Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg, 600 mg, 650 mg, 1.2 g.
    Tretësirë për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.
  • Shpërndaje: