Kërkim
i Avancuar
Bupivakaina

Bupivakaina

Përdorimet​

Anestezi infiltrative (depërtues indor); anestezi lokale për bllokimin e nervave periferike si dhe për bllokim kaudal, epidural (në shtresën epidurale të sistemit nervor), retrobulbar. Efektet anësore

Kundërpërdorimet​​

Alergji e njohur ndaj barit.

Efektet anësore​

Arrest kardiak (bllokim i zemrës); hipotension (ulje e tensionit), bradikardi (ulja e rrahjeve të zemrës); palpitacione (rrahje të çrregullta); konvulsione; shqetësim; ndjenjë të vjelle; apne (mungesë frymëmarrje).

Dozimi​

Ndryshon varësisht nga procedura, thellësia e anestezisë, zgjatjes, vaskularizimit të indit (sasia e enëve të gjakut të indit), dhe gjendjes së pacientit;

Blloku kaudal (pjesa kaudale e sistemit nervor): fëmijët, 1-3.7 mg/kg; të rriturit, 15-30 mL të injeksionit 0.25% ose 0.5%

Blloku epidural (pjesa epidurale dhe të tjerët pos atij kaudal): fëmijët 1.25 mg/kg/dozë, të rriturit, 10-20 mL të tretësirës 0.25% ose 50%.

Blloku i nervave perferikë: 12.5- 25 mg, maks. 2.5 mg/kg ose 3mg/kg (e dhënë me adrenalinë), deri në maksimumin 400 mg/ditë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Tretësirë për injeksion 0.25m%, 0.5%

  • Shpërndaje: