Kërkim
i Avancuar
Abciksimabi

Abciksimabi

Përdorimet​

Preventivë tek komplikimet e iskemisë kardiake, preventivë e shkurtër (një muaj) tek infarkti i miokardit, tek pacientët me anginë jostabile që nuk reagojnë në trajtim me terapi konvencionale.

Kundërpërdorimet​​

Hemoragji interne aktive, tek intervenimet kirurgjike, tek traumat intrakraniale (në kokë) apo intraspinale (kolona vertebrale) në dy muajt e fundit, tek neoplazmat intrakraniale, te malformacionet arteriovenoze, aneurizma (zgjerime), hipertension të rëndë, hemoragjia, trombocitopenia, vaskuliti, retinopatia (patologji të retines nga hipertensioni ose diabeti) hipertensive ose diabetike.

Efektet anësore​

Manifestime hemoragjike, ndjesi të vjelle, vjellje, hipertension, bradikardi, dhimbje gjoksi, dhimbje shpine, dhimbje koke, ethe, trombocitopeni, rrallë tamponadë kardiake, reaksion të mbindjeshmërisë.

Dozimi​

Të rriturit: në fillim me injeksion I.V (venoze) për 1 min, 250mcg/kg, pastaj me infuzion I.V., 125 nanogram/kg/minut (maksimalisht 10mcg/minutë).

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksione: 2mg/mL.

  • Shpërndaje: