Kërkim
i Avancuar
Alergjia nga kikirikët

Alergjia nga kikirikët

  • 16/03/2022
  • 1 Pëlqim
  • 1467 Shikime
  • 0 Komente

Alergjitë e zakonshme nga ushqimet, si nga qumështi i lopës apo vezët, përgjithësisht largohen me fëmijërinë, ajo nga kikirikët rrallë mund të kalojë. Kjo lloj alergjie i shoqëron gjatë gjithë jetës 80% të personave që e kanë.

Simptomat

Simptomat e alergjisë nga kikirikët mund të nisin që nga acarimi i lëkurës apo dhembjet e stomakut dhe deri te anafilaksia apo arresti kardiak. Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
• Teshtima
• Hundë të zëna ose të rrjedhshme
• Kruarje ose lotim të syve
• Ënjtje
• Dhembje stomaku
• Diarre
• Marramendje ose lodhje
• Të përziera ose të vjella

Alergjia nga kikirikët te fëmijët

Një studim i 2010-ës, tregoi se incidenca e alergjive nga kikirikët te fëmijët është më shumë se sa trefishuar në periudhën 1997-2008, duke u rritur nga 0.4 në 1.4 %. Mosha mesatare për një diagnozë të alergjisë nga kikirikët është 18 muajsh. Mund të jetë kërcënuese për jetën, ndaj rekomandohet që prindërit ta vonojnë shijimin e kikirikut të parë nga fëmija, deri sa ky i fundit të jetë pak më i rritur. Ko për arsye që çdo reaksion alergjik të jetë më i lehtë për t’u menaxhuar.

Alergjia nga kikirikët te të rriturit

Shanset për një reaksion të rëndë alergjik te të rriturit janë më të larta se sa te fëmijët. Të rriturit janë më të rrezikuar për anafilaksi të rëndë.

Komplikacione

Vdekjet nga alergjitë ushqimore janë shumë të rralla. Ndër alergjitë ushqimore, ajo nga kikirikët është më e zakonshmja dhe njerëzit me këtë lloj alergjie janë shumë të rrezikuar për anafilaksi. Kjo e fundit është një reaksion i rëndë alergjik i cili mund të shkaktojë disa simptoma, duke përshirë:

  • Dhembje gastrointestinale
  • Herpes
  • Ënjtje të buzëve, gjuhës, ose fytit
  • Probleme me frymëmarrjen (e shpeshtë apo gulçimë)

Në rastet më serioze, spazma të arteries koronare e cila mund të shkaktojë arrest kardiak.

Diagnostikimi

Teste të shumta janë të nevojshme për të përcaktuar nëse jeni apo jo alergjik nga ushqimet. Ju mund t’i nënshtroheni një testi të lëkurës (PATCH Test), të gjakut ose një “sfide ushqimore”. Në një “sfidë ushqimore”, konsumohen porcione të vogla nga ushqimi i dyshuar që shkakton alergji, ndërsa mjeku do të ndjekë situatën.

Testet e alergjisë kryhen vetëm nga mjeku alergolog.

Ushqime që duhen shmangur

Kikirikët mund të gjenden në shumë produkte ushqimore, si psh:

  • ushqime afrikane, aziatike dhe meksikane
  • drithëra të ndryshme
  • gjalp kikiriku
  • salca të ndryshme
  • ëmbëlsira, si karamele, biskota apo akullore
  • Shpërndaje: