Kërkim
i Avancuar
Amidoni

Amidoni

Përdorimet​

Gjendjet hipovolemike (ulje të sasisë së plazmës së gjakut).

Kundërpërdorimet​​

Hipersensitiviteti, çrregullimet serioze hemoragjike, dekompensim renal (veshkash) me oliguri (ulje të urinimit) dhe anuri (pa urinim).

Efektet anësore​

SNQ (sistemi nervor qendror): dhimbje koke;

SKV (sistemi kardio vaskular): edemë periferike e ekstremiteteve të poshtme;

Oftalmologjike (syve): edemë periorbitale (rreth syve).

Të tjera: fenomeni vizing (crregullime pamore), nauzea (ndjesi të vjelle), vjellje, ethe të moderuara, hipervolemi (rritje të sasisë së plazmës së gjakut), diluim (ulje) i faktorëve të koagulimit.

Dozimi​

500-1.000 mL I.V.(intra venoze) varësisht prej sasisë së gjakut të humbur dhe hemokoncentrimit (përqendrim i elementeve në gjak) rezultues. Doza maksimale ditore është 1.500 mL. Në raste të shokut hemoragjik mund të administrohen deri në 20 mL/ kg në orë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Infuzion: 500 mL (6g / 100mL në 0.9 % Nacl).

  • Shpërndaje: