Kërkim
i Avancuar
Astma tek adoleshentët

Astma tek adoleshentët

Përballja me astmën mund të jetë e vështirë për këdo, dhe për adoleshentët shpesh është e shoqëruar nga sikleti dhe konfuzioni. Këtu janë disa këshilla për të ndihmuar adoleshentët tuaj që të menaxhojnë astmën.

  • Inkurajoni adoleshentët që të edukojnë familjen dhe miqtë e tyre rreth astmës, dhe për tu treguar atyre sesi të përballojnë rastet emergjente;
  • Kujtojini adoleshentët që të paturit e astmës nuk i bën ato të “ndryshëm” nga çdo person tjetër, dhe kurajoni ato që të marrin pjesë në sporte dhe aktivitete sociale.
  • Adoleshentët me astmë duhet të shmangin duhanin dhe ambjentet me tym duhani.
  • Adoleshentët duhet të mbajnë mend që të kërcyerit është një ushtrim! Kujtojini ato që të përdorin ilaçin e tyre qetësues përpara se të fillojnë kërcimin, nëse doktori i tyre jua rekomandon.
  • Kurajoni adoleshentët tuaj që të punojnë me doktorin e tyre për të formuluar një plan veprimi të astmës. Ky plan do t’i ndihmojë ato që të menaxhojnë efektivisht astmën e tyre dhe për tu siguruar që ato janë duke marrë llojin dhe sasinë e duhur të ilaçit. Theksoni se ndershmëria me mjekun e tyre do të ndihmojë në menaxhimin e tyre të astmës.
  • Doktori juaj ndoshta do të dojë që të rishikojë planin e veprimit të astmës së adoleshentit tuaj periodikisht – kurajojeni atë që të marrë pjesë në këto rishikime.
  • Ndihmoni fëmijët tuaj për të gjetur njerëz të famshëm që kanë patur sukses pavarësisht të paturit e astmës; mund ti ndihmojë ato për të marrë konfidencën që ju nevojitet! P.sh. shumë atletë të elitës kanë astmë duke përfshirë Jana Rawlinson (Pittman) dhe Matt Shirvington.
  • Përfshini fëmijët tuaj në biseda rreth menaxhimit dhe monitorimit të astmës së tyre: përjashtimi i tyre mund të çojë në konfuzion dhe pakënaqësi rreth gjendjes së tyre.
  • Kurajoni fëmijën tuaj për të patur një jetë aktive, e kombinuar me ushqime të shëndetshme dhe dietike dhe për të ndihmuar në kontrollin e astmës së tyre.
  • Kujtoni që fëmijët tuaj kanë tendencë të ndihen të bezdisur ndaj marrjes së lajmërimeve të vazhdueshme për marrjen e ilaçeve të tyre – përpiquni të arrini një ekuilibër ndërmjet monitorimit të fëmijës tuaj dhe inkurajimit të tyre për tu kujdesur për veten.
  • Shumë fëmijë mbështeten më shumë në aparatet qetësuese sesa në marrjen e ilaçeve parandaluese. Kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e tyre, kështu që mbani mend që këto parandalues (nëse janë dhënë nga mjeku i tyre) janë të rëndësishëm pasi astma është një sëmundje inflamatore dhe parandaluesit ndihmojnë në ndalimin e këtij inflamacioni. Flisni bashkë me doktorin tuaj nëse nuk arrini ta zgjidhni dot këtë problem.
  • Nëse jeni duke patur probleme për të bindur fëmijën tuaj për të marrë ilaçet, kurajojini ato për të përdorur matësin e ajrit që del nga mushkëria nëse ato kanë nevojë për të rregulluar ilaçet e tyre. Në këtë mënyrë juve nuk do t’ju duket sikur jeni duke u bërë imponues. Plani i veprimit të astmës së fëmijës tuaj duhet të ketë detaje të matësit të ajrit që del nga mushkëria dhe fëmija juaj duhet të synojë për këtë.
  • Shihni nëse qendrat tuaja lokale ose shërbimet mjekësore mbajnë një grup suporti për të rinjtë me astmë – fëmijët tuaj mund të përfitojnë duke biseduar me njerëz të tjerë që kanë astmë.
  • Kurajoni fëmijën tuaj për të shijuar jetën – astma e tyre mund të kontrollohet!