Kërkim
i Avancuar
Buprenorfina

Buprenorfina

Përdorimet

Tek dhimbjet e mesme dhe të rënda.

Kundërpërdorimet​

Nuk përdoret tek pacientët me tejndjeshmëri në këtë bar.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, sedacion (gjendje letargji-e, dhimbje koke), nervozizëm, eufori, vertigo (humbje ekuilibri), tension intrakranial i rritur, hipotension (ulje tensioni), bradikardi, takikardi, hipertension (tensioni arterial i rritur), turbullim në të parë, retension urinar (mbajtje të urinës), depresion respirator (frymëmarrjes), hipoventilim (ulja e ventilimit të mushkërive me O2), dispne (vështirësi të frymëmarrjes), prurit (kruarje).

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 13 vjeç: 0.3 mg injeksion intramuskular (I.M) apo ngadalë injeksion intravenoz (I.V). Nëse nuk arrihet efekti i dëshiruar doza të përsëritet 30 deri 60 min. pas aplikimit të dozës fillestare. Fëmijët 2 deri 12 vjet: 2 – 6 mcg/kg I.M apo I.V 4-6 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 0.324 mg (ekuivalent me 0.3 mg bazë/mL).