Kërkim
i Avancuar
Cefazolina

Cefazolina

Infeksionet e shkaktuara nga koket e ndjeshme gram-pozitive, pneumoni (infeksion i mushkërisë) pneumokoksike, infeksionet urinar-e pa komplikime, endokardit (infeksion i shtresës së brendshme të zemrës), septikemi (sepsis), profilaksi para operacionit gjatë operacionit dhe pas operacionit.

Si tek cefalosporina-t e tjera.

Si tek cefalosporina-t e tjera.

Infeksionet e lehta të shkaktuara nga koket e ndjeshme gram-pozitive: 250-500 mg çdo 8 orë.

Infeksionet mesatare dhe të rënda: 500 mg deri 1 g çdo 6 deri 8 orë.

Pneumonia pneumokoksike: 500 mg çdo 12 orë.

Endokardit, septikemi (sepsis): 1 deri 1.5 g çdo 6 orë. Janë përdorur rrallë doza prej 12 g në ditë.

Infeksionet e pakomplikuara urinare: 1g çdo 12 orë. Profilaksia para operacionit: 1 g injeksion intravenoz (I.V) ose injeksion intramuskular (I.M) 30 min deri 1 orë para intervenimit (ndërhyrjes) kirurgjik-ale.

Gjatë operacionit (më tëper se 2 orë): 0.5-1 g I.V ose I.M gjatë intervenimit kirurgjikal në intervale përkatëse kohore.

Pas operacionit: 0.5-1 g I.V ose IM çdo 6-8 orë të jepet gjatë 24 orëve mbas operacionit.

Fëmijët:

Infeksionet e lehta dhe mesatarisht të rënda: Të jepet doza e përgjithshme prej 25-50 mg/kg në 3 ose 4 doza ekuivalente.

Infeksionet e rënda: Doza e përgjithshme mund të rritet deri në 100 mg/kg.

Injeksion: 500 mg, 1 g.