Kërkim
i Avancuar
Dantroleni

Dantroleni

Përdorimet​

Relaksues muskulor në ndërhyrjet kirurgjike, gjendje spastike kronike e muskujve të vullnetshëm, hipertermi (temperaturë e lartë) malinje.

Kundërpërdorimet​​

Insuficiencë hepatike (ulje e funksionit të mëlçisë); spazmat muskulare akute.

Efektet anësore​

Marrje mendsh; dobësi; diarre; ndjenjë të vjelle; anoreksi (mungesë oreksi); çrregullime të të parit dhe të të folurit; shqetësim; konvulsione; frekuencë e rritur e urinimit; më rrallë takikardi (rrahje të larta të zemrës); dispne (mungesë frymëmarrje)

Dozimi​

Për gjendjet spastike, fillimisht 25 mg në ditë, dozë e cila mund të rritet çdo javë deri në maksimum 100 mg 4 herë në javë. Doza e zakonshme 75 mg 3 herë në javë. Në hipertermi malinje (temperaturë të rritur) me rrugë I.V (intra venoze) 1 mg/kg që mund të përsëritet sipas nevojës deri në një dozë kumulative prej maksimumit 10 mg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat​

Kapsula: 25 mg.

Pluhur për tretësirë për injeksion: 20 mg.

  • Shpërndaje: