Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Dhënia e infuzioneve dhe injeksioneve
Dhënia e infuzioneve dhe injeksioneve

Dhënia e infuzioneve dhe injeksioneve

Dhënia e infuzioneve dhe injeksioneve

Terapia intravenoze (i.v.)

Injeksionet intravenoze (i.v.) – janë rrugë e injektimit të ilaçeve (terapisë) në enë e gjakut. Rruga intravenoze e administrimit të ilaçeve bëhet duke përdorur një shiringë në presion të lartë. Infuzionet intravenoze zakonisht quhen infuzione pikatore (që terapia rrjedhë pikë pikë). Rruga intravenoze është mënyra më e shpejtë për të dhënë ilaçe dhe zëvendësimin e lëngjeve në të gjithë trupin, sepse ato futen direkt në qarkullim të gjakut. Terapia intravenoze mund të përdoret për zëvendësimin e vëllimit të lëngjeve, për të korrigjuar pamjaftueshmërinë e elektrolitëve trupor, poashtu për të dhënë ilaçe dhe për transfuzion të gjakut. Terapia intravenoze është një përbërës i rëndësishëm i kujdesit për pacientët dhe pjesë e rolit të mjekëve dhe infermierëve. Terapia intravenoze është trajtim i një infeksioni me zgjidhje intravenoze, apo aplikimi i medikamenteve ose gjakut direkt në një venë (Perry, Potter, & Ostendorf, 2014). Terapia intravenoze është një mënyrë efektive dhe me veprim të shpejtë për të administruar trajtimin e lëngjeve ose ilaçeve në një situatë emergjente, dhe për pacientët që nuk janë në gjendje të marrin ilaçe me gojë. Përafërsisht 80% e të gjithë pacientëve në ambientin spitalor marrin terapi intravenoze.

 Qasja periferike i.v.

Qasja periferike i.v. është një metodë e zakonshme, e preferuar për terapi afatshkurtër i.v. në ambientin spitalor. Një qasje i.v.periferike është një kateter intravenoz i shkurtër, i futur nga shpimi i venës perkutane në një venë periferike (Figura 1), e mbajtur në vend me një fllaster transparent steril për të mbajtur e parandaluar shkëputjen aksidentale (CDC, 2011).

Figura 1. Kateteri intravenoz periferi: Fraser Health Authority, 2014; McCallum

Ekstremitetet e sipërme (duart, krahët) janë vendet e preferuara për administrim e ilaçeve nga një ofrues i trajnuar i kujdesit shëndetësor. (McCallum & Higgins, 2012). Por mangësitë e këtij sistemi i.v qëndrojnë aty se janë të prira ndaj infeksioneve të shumta, dhe ato duhet të hiqen (CDC, 2011) si më poshtë:

  •  -Çdo 72 deri në 96 orë
  •  -Sapo pacienti është i qëndrueshëm (shëruar) dhe nuk kërkon më terapi i.v.
  •  -Menjëherë nëse butësia, ënjtja, skuqja ose kullimi ndodh në vendin e futjes së tubit i.v.

 Disa komplikime të mundshme mund të lindin nga terapia intravenoze periferike. Përgjegjësia është e ofruesit të kujdesit shëndetësor i cili duhet të monitorojë për shenjat dhe simptomat e komplikimeve dhe të ndërhyjë në mënyrë të duhur. Komplikimet mund të kategorizohen si lokale ose sistemike. Shumica e komplikimeve mund të shmangen nëse higjena e duarve të personelit mjekësore është nën nivelin e duhur (Fraser Health Authority, 2014; McCallum &).

Injeksionet intramuskulare (i.m.)

 Injeksioni është akti i vendosjes së një lëngu, veçanërisht një ilaçi, në trupin e një personi duke përdorur një gjilpërë (zakonisht një gjilpërë hipodermike = injektuar nën lëkurë) dhe një shiringë (Cambridge Dictionary, 2017).

 Injeksionet janë ndër procedurat më të zakonshme të kujdesit shëndetësor, me të paktën 16 miliardë administrime çdo vit në vendet në zhvillim në botë poashtu edhe ato vende që janë në tranzicion. Mbi 95% e injeksioneve administrohen në kujdesin kurativ (shërues), 3% janë për imunizim (vaksinime), dhe pjesa tjetër për qëllime të tjera, siç është transfuzioni i gjakut. (ËHO, 2011).

 Megjithëse injektimi i.m. është një praktikë e zakonshme e infermierisë, ekziston një mungesë udhëzimesh për stafin infermieror në këtë fushë. Kjo është përmendur që nuk ka politika pune ose procedura për administrimin e injeksioneve të cilave mund t’i referohet personeli infermieror. Për më tepër, teknika dhe përgatitja nga një staf i caktuar mund të mos plotësohet me prova. (MacGabhan L, 1996).

Meqenëse gjatë procesit të injektimit pacientit i jep një plagë të vogël (vrimë) në trup, (me shkallë të ndryshme dhimbjeje në varësi të llojit të injeksionit dhe vendndodhjes, llojit të ilaçeve, madhësisë së gjilpërësh, aftësisë së individit që administron injeksionin dhe ndjeshmërisë së individit ndaj injeksionit), frika nga gjilpërat është një fobi e zakonshme për pacientët dhe duhet të përdoren masat e duhura antiseptike nga ana e personelit mjekësor. Injeksioni është një teknikë për shpërndarjen e ilaçit me anë të administrimit parenteral, (domethënë administrimi përmes një rruge tjetër përveçse përmes traktit digjestiv).

Injeksioni parenteral përfshin:

 – Injeksionet intrakutane – aplikohet në procedurat e marrjes së gjakut me qëllim të diagnostifikimit të sëmundjes dhe në administrimin e ilaçeve në një regjion të caktuar si dhe në procedurat e trajtimit.

 -Injeksione nënlëkurore (subkutane) – një injeksion nënlëkuror administrohet si një bolus (administrim i një sasie të veçantë të ilaçeve, ose përbërësve të tjerë brenda një kohe specifike, përgjithësisht brenda 1-30 minutash, në mënyrë që të rritet përqendrimi i tij në gjak) në nënlëkurën, shtresa e lëkurës direkt nën dermë dhe epidermë, e cila përgjithësisht quhet cutis (lëkura apo derma e vërtetë). Këto injeksione janë shumë të efektshme në administrimin e ilaçeve të tilla si: insulina, morfina, diacetilmorfina etj. (Farlex dictionary, 2017).

 – Injeksioni intramuskular (i.m.) – është injeksion i një substance (ilaçi) direkt në muskul. Në mjekësi, është njëra nga disa metodat për administrimin parenteral të ilaçeve. Muskujt kanë enë gjaku më të mëdha dhe më të shumta se indet nënlëkurore; injeksionet intramuskulare zakonisht kanë shkallë më të shpejtë të përthithjes sesa injeksionet nënlëkurore ose intradermale. Vëllimi i injeksionit është i kufizuar në 2-5 mililitra, në varësi të vendit të injeksionit (Taylor, C. R., et al, 2011).

– Injeksioni intraperitoneal (IP) – është injektimi i një substance (ilaçi) në peritoneum (zgavrën e trupit). Më shpesh aplikohet te kafshët sesa tek njerëzit. Në përgjithësi, preferohet kur nevojiten sasi të mëdha të lëngjeve zëvendësuese të gjakut ose kur pacienti ka presion të ulët të gjakut ose probleme të tjera që parandalojnë përdorimin e një ene të përshtatshme të gjakut për injeksion intravenoz. (Sëart. AM, et al, 2008)

– Injeksionet intra-oseoze (IO) – apo procesi i injektimit direkt në palcën e një kocke. Kjo teknikë përdoret për të aplikuar dhënien e lëngjeve dhe ilaçe kur qasja intravenoze nuk është e disponueshme ose jo e mundshme. Kjo metodë mundëson që ilaçet dhe lëngjet e administruara të futen direkt në sistemin vaskular. (Day, Michael Ë. 2011).

– Injeksionet intrakardiake – janë injeksione që jepen direkt në muskujt ose në barkushet e zemrës. Ato përdoren në raste urgjente. Injeksionet intrakardiake të ilaçeve në përgjithësi përdoren vetëm për të aplikuar ilaçe urgjente për një pacient nëse qasjet e tjera te aplikimit të injeksioneve janë të pamundura; p.sh kur ilaçet nuk mund të administrohen në rrugë intravenoze për shkak të rrethanave individuale në të cilën ndodhet pacienti (p.sh gjatë aksidenteve). Procedura kryhet duke futur një gjilpërë të gjatë dirket në dhomën e ventrikulit të zemrës. Gjilpëra futet në hapësirën e katërt ndërkostale midis brinjëve. (Eldor, J, 1993).

 – Injeksionet intra-artikulare – është një procedurë e përdorur në trajtimin e kushteve të inflamacionit të nyjeve, siç janë artriti reumatoid, artriti psoriatik dhe herë pas here osteoartriti. Një gjilpërë hipodermike injektohet në nyjën e inflamuar, ku aplikohen ilaçet ku më të zakonshmit prej të cilave janë kortikosteroidet. Kjo teknikë mund të përdoret për të nxjerrur gjithashtu lëngjet e tepërta nga kyçet (arikulacionet). (Ëen, Dennis 2000).

 

Strategjia OBSH për përdorim të sigurt dhe të injeksioneve të gjithë botën ka katër objektiva:

  1. formulimin e politikave dhe planeve kombëtare për përdorim të sigurt dhe të përshtatshëm të injeksioneve,
  2. sigurimin e cilësisë dhe sigurisë së pajisjeve të injektimit,
  3. lehtësimin e barrierave për të arritur pajisjet e injektimit,
  4. përdorimin racional dhe me kosto efektive të injeksioneve

Praktikat e përgjithshme të sigurisë

– Higjena e duarve – është një term i përgjithshëm që vlen për larjen e duarve me ujë dhe sapum dhe me antiseptikë. Higjiena e duarve është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të parandaluar përhapjen e mikroorganizmave.

  •  – Punonjësit e shëndetit duhet të veshin doreza sterile, të përshtatshme mirë kur janë në kontakt me gjak ose produkte gjaku.
  •  – Personeli i kujdesit shëndetësor të ketë pajisje mbrojtëse personale një përdorimshe, siqë janë maskat, syze dhe veshje të tjera mbrojtëse.
  •  – Përgatitja dhe dezinfektimi i lëkurës së pacientit, por edhe e personelit mjekësor

Siguria e injeksioneve është një pjesë integrale në parandalimin dhe kontrollin e infeksionit; një element i masave standarde; element kyç i pacientit dhe sigurinë e punëtorëve të kujdesit shëndetësor; mbështetur nga politikat dhe procedurat e tilla si higjienën e duarve, shtëpisë dhe menaxhimin e infeksionit nga mbeturinat, parandalimin dhe kontrollin.

 Metodat e injeksioneve të pasigurta janë të lidhura me rreziqe të tilla si:

  1. Transmetimin e infeksioneve
  2. Paralizë;
  3. Anafilaksia (rënia e papritur sistemit të qarkullimit të gjakut për shkak të reagimit imunologjik ndaj ilaçit të injektuar).