Diabeti i shtatzënisë
- 10/09/2021
- 0 Pëlqime
- 1783 Shikime
- 0 Komente
Sikur dhe tipat e tjere te diabetit, diabeti i shtatezanise ndikon ne menyren e perdorimit qelizor te glukozes. Vlerat e larta te sheqerit demtojne shendetin e nenes dhe te femijes ne te njejten kohe.Pas lindjes, vlerat e sheqerit normalizohen, por mbetet reziku per te patur diabet te tipit 2 ne te ardhmen.
Simptomat
Per shumicen e grave diabeti gestacional nuk shkakton shenja ose simptoma, rralle mund te japi shtim te etjes apo shpeshtim te urinimit.
Shkaqet
Ushqimi qe ne marrim tretet ne organizem per te prodhuar glukoz qe kalon ne qarkullmmin e gjakut. Pankreasi, nje gjender e vendosur prapa stomakut, prodhon insulin, si pergjigje ndaj hedhjes se sheqerit ne gjak. Insulina ndihmon ne kalimin e glukozes nga gjaku ne qeliza ku perdoret si burim energjitik.Gjate shtatezanise, placenta e cila ben te mundur kalimin e gjaku dhe te lendeve ushqyese nga nena tek femija, prodhon vlera te larte te hormoneve. Pothuaj te gjitha keto supbstanca demtojne veprimin e insulines ne nivelin qelizor duke sjell keshtu ritjen e vleres se sheqerit ne gjak: Rrijte e lehte e sheqerit pas ushqimit eshte normale gjate shtatezanise.Sa me shume perparon shtatezania aq me teper placenta prodhon hormone bllokuese te insulines. Diabeti i shtatezanise zhvillohet zakonisht ne gjysmen e dyte por ndonjehere mund te nisi qe ne javen 20 te saj.
Faktoret riskues:
• Mosha mbi 25. Me rritjen e moshes se nenes, rritet risku per te bere diabet ne shtatezani
• Histori familjare apo personale.: nese gruaja ka demtim te tolerances se sheqerit me nje rritje te lehte te vlerave, ose nese ne familjen e saj, ( prindrit apo moter) ka nje pjestar me diabet te tipit te 2..Po ashtu nese gjate shtatezanise se meparshme eshte zhvilluar diabetit i shtatezanise apo ka lindur femije me peshe me te madhe se 4.1 kg, apo lindje te nje femije e vdekur pa arsye te shpjegueshme.
• Peshe trupore e madhe. Nese BMi(body mass index), eshte me i madh se 30 atehere gruaja ka me shume mundesi te zhvilloj diabet gjate shtatezanise.
• Rraca. Per arsye qe nuk jane shume te qarta, grata e zeza, Hispanike, indiane apo asiatike kane me shume gjasa te vuajne nga diabeti gjate shtetezanise.
Komplikacionet:
•Peshe e madhe ne lindje. sasia e larte e sheqerit ne gjak e pershkruan placenten, cka nxit pancreasiin e bebit per te prodhuar me teper insulin.duke u bere keshtu rritje bebit ne peshe (macrosomia ): Kur bebi eshte ne peshe shume te madhe, rrezikojne te mbeten ne kanalin e lindjes, cka rrit numrin e lindjeve me operacion.
•Lindje parakohe dhe sindrom destresi respirator: per shkak te peshes se madhe te femijes mundet qe aktiviteti te nis me heret se dita e duhur, ndaj dhe bebi do te kete risk me te larte per te bere destres respirator ( veshtiresi per te marre fryme )
•Ulje te sheqerit pas lindjes (hypoglycemia). Duke qene se gjate kohes brendamitrore, prodhimi i insulines eshte i larte, menjehere pas lindjes keta femije do bejne uljet te sheqerit nese luhajtjet jane te medhaja do te japin demtime te femijes.Ne te tilla raste dhenie e gjirit menjehere ose aplikimi intravenoz glukozes do te rregulloj gjendjen e femijes.
• Zverdhja. ky ngjyrim i lekures dhe siperfaqese se brendhsme te syve ndodh nese melcia e bebit nuk eshte pjekur akoma per te bere metaboliziim e bilirubines, e cila prodhohet normalisht kur trupi riciklon rruazat e kuqe te vjetra apo te demtuara te gakut. Nje gjendje e tille kerkon nje monitorim te kujdesshem te femijes se porsalindur.
- Diabet Tipe 2 me vone gjate jetes. bebet e nenave qe vuajne nga diabeti i shtatezanise, kane risk me te larte per te zhvilluar obezitet dhe diabet tip 2 ne adulteri. Diabeti gestacional mund te coj ne vdekje te bebit gjate ose heret pas lindjes.Diabeti gestacional mund te komplikoj nenen me:
•Presion i larte i gjakut, preeklampi dhe eklampsi.
•Perseritje te diabetit me vone. ne shtatzanine tjeter, ose me vone gjate jetes
-
Diagonoza
- Pavaresisht nga mosha e nenes, cdo grua shtatezane duhet te ti nenshtrohet depistimi te rregullt per diabet dhe sidomos per grate me peshe te madhe (BMi >30), per grate qe kane ne anamnezen familjare te afert te grades se pare me diabet.
depistimi rutin per diabet gestacional
• Prova e pare e ngarkeses: duke pire nje shurup glukoze (50 gr ) esell, dhe me pas matja e vleres se sheqerit ne gjak pas nje ore: konsiderohet normal vlera 130 deri 140 milligrams per deciliter (mg/dL),.nese vlera eshte me e madhe, do te thote qe ka nje risk me te larte per te zhviluar diabet gjate shtatezanise.
• Testi ndjekes i tolerances se glukozes: ne kete test gruaja nuk ha darke, dhe me ne mengjes matet niveli i glukozes.Me pas pihet shurupi i glukozes por me perqendrim me te larte (80 gr), dhe me pas matet sheqeri ne cdo nje ore, 3 ore rrjesht. Ne te pakten 2 nga vlerat jane me te larta se norma, atehere mund te vihet diagnoza e diabetit te shtatezanis.
Nese gruaja eshte e diagnostikuar me diabet te shtatezanise: do te kerkohen me kontrolle me te shpeshta te sheqerit ne gjak. Nese ka veshtiresi ne kontrollimin e vlerave te sheqerit, mund te jete e e nevojshme te merret insulin dhe te behen teste shtese per te kqyrur gjendjen e pergjithsme te femiijes,dhe per te vleresuar funksionin e placentes:
• Nonstress test. Duke vendosur sensor mbi barkun e gruas te cilet lidhen me monitor, behet rregjistimi i rrahjeve te zemres se femijes, dhe ndryhimet e tyre gjate levizjes se femijes: Nese rrahjet e zemres se femijes nuk jane me te shpjeta gjate levitzjve te tij, dmth qe bebi nuk merr oksiegjen mjaftueshem.
• Profile biofizik (BPP). Gjate ketij testi behet nje kombinim i testit jostresant me ekografi te bebit,sipas nje sistemi pikesh. Vleresohen rrahjet e zemres se bebit, frymemarrja, toni muscular i pergjithshem, sasia e lengut amniotic, dhe qarkullimi i gjakut te bebit ne kordonin umbilical dhe ne arterien cerebrale te mesme.
• Numerimi i levizeve fetale. Matja e vleres se sheqerit pas lindjes, pas 6 dhe 12 muaj, dhe cdo 3 vjet -
Trajtimi
- E rendesishme eshte te monitorohet dhe te kontrollohet niveli i sheqerit ne gjak: Monitorimi i glukozes: per te pare me mire nivelet gjate dites duhet te matet fillmisht sheqeri te pakten 5 here ne dite, ne mengjes esell e me pas pas cdo vakti: Po ashtu gjate lindjes dhe pas lindjes behet matja e nivelit te sheqerit te nenes dhe te femijes se porsalindur ( pasi bebi rrezikon te kete ulje te vleres se sheqerit pas lindjes).
Diete e kujdeshme: ngrenia e produketeve e duhura dhe ne sasin e duhur eshte menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll vlerat e sheqetrit ne shtatezani.Marrja e frutave, perimeve, dritherave te plote, qe jane te pasur ne vlera ushqyese dhe fibra dhe te varfer ne yndyrna e kalori dhe kufizimi i embelsirave.
• Ushtrimet fizike: aktiviteti i rregullt fizik luan nje rol shume te rendesishme ne mireqenien e cdo gruaje.Gjate aktiivtetit glukoza shkone drejt qelizave ku perdoret per energji Gjithashtu ushtrimet rritin ndjeshmerin qelizore ndaj insulines, cka do te thote qe trupi prodhon me pak insulin per te transportuar sheqerin.Ushtrimet e rregullta fizike ndihmojne ne lehtesimin e disa nga gjendjeve shqetsuese gjate shtatezanesi si psh dhimbjet e shpines, krampet muskulare, enjtjen e gjymtyreve, konstipacionin dhe crregullimte e gjumit.Aktiviteti fizik ndihmon dhe ne mbajtjen e formes se mire fizike per te perballuar lindjen.Me te preferuarat gjate shtatezanise jane ecja, bicikleta dhe noti, sikur dhe aktiviteti shtepiak i perditshem.
• Medikamentet. nese dieta dhe aktiviteti nuk mjaftojne per te rregulluar vlerat e sheqerit ateher mund te perdoret insulin dhe me rrale tablet orale sikur glyburide.
• Monitorimi femijes: pjese e rendesishme e planit te trajtimit eshte dhe mbikqjyrja e femijes, rritja dhe zhvillimi i tij.
• Ushqimi me gji i femijes ndihmon ne shmangien e diabetiti te mevonshem tek gruaja, rregullon peshen e gruas pas lindjes, dhe ul shance qe femija te vuaj nga obeziteti apo diabeti tip 2 ne adultery
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.