Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Dipiridamoli

Dipiridamoli


Përdorimet​

Si ndihmës gjatë mjekimit me antikoagulues që merren oralisht për parandalimin e ndërlikimeve tromboembolike prej valvulave prostatike të zemrës, ndërsa i kombinuar më acid acetilsalicilik indikohet në sëmundjet trombotike ose në kardiopatitë iskemike (oksigjenim i ulët i muskulit të zemrës).

Kundërpërdorimet​​

Nuk njihet ndonjë kontraindikim absolut i dipiridamolit.

Efektet anësore​​

Dhimbje të kokës, marrje mendsh, dispepsi, diarre e lehtë dhe ekzantemë.

Dozimi​

Të rriturit: 300-600mg në ditë, në 3 ose 4 doza të ndara. Fëmijët: 5mg/kg të masës, në doza të ndara. Duhet përdorur para ushqimit.

Format farmaceutike dhe dozat​

Tableta: 25mg, 50mg, 75mg.




  • Shpërndaje: