Percaktohet si dhimbje genitale persisitente apo e herepashersshme gjate ose pas marrdhenieve seksuale. Mund te ndodhin per shume arsye, nga probleme strukturore deri ne ato psikologjike.
Simptomat
• Dhimbje vetem gjate penetrimit sekusal ( ne hyrje )
• Dhimbje gjate cdo pentrimi, madje edhe gjate vendosjes se tamponit.
• Dhimbje me partner te caktuar, apo ne rrethana te caktuara
• Dhimbje e re pas marrdhenieve te padhimbshme me pare • Dhimbje e thelle
• Dhimbje djegese apo therese
Shkaktaret
Shkaqet fizike te marrdhenieve te dhimbshme jane te ndryshme, ne varesi nese dhimbja ndodh gjate hyrjes apo ne shtyrjen e thelle. Faktoret emeocional mund te shoqerojne disparuenite e ndryshme.
Dhimbje gjate hyrjes
• Lubrifikimi i pamjaftueshem. Kjo ndodh si rezultat i nje loje parapergatitore jo te mjaftueshme, mund te jete pasoje renies estrogjenike pas menopauses ose gjate periudhes se ushqyerjes me gji. Gjithashtu, disa lloj medikamentesh japin renie te deshires seksuale apo eksitimi duke ulur lubrifikimin: sikur antidepressant, medikamenette per presionin e larte, sedative, antihistaminike dhe disa nga pilulat contraceptive.
• Demtime, trauma apo irrritime. prej nderhyrjeve kirurgjikale pelvike, episiotomy gjate lindjes, apo anomali kongenitale.
• inflamacion, infektion apo crregullime te lekures. infeksione te zonave genital apo te aparatit urinar mund t jene shkaketar per marrdhenie te dhimbshme, sikur dhe egzma apo dermatite te lekures labiale.
• Vaginismi spazma te pavullnetshme te muskujve te vagines mund te bej te dhimshem pentrimin.
Dhimbje e thelle
• Disa gjendje apo semundje: sikur endometrioza, semundje inflamaore pelvike, prolaps uterine, uterus ne retrovertio, fibromioma uterine, cystitis, sindromi i zorres se irritueshme, hemorrhoidet dhe ciste te vezores.
• Trajtime kirurgjikale apo mjekesore. adherence prej nderhyrjeve kirurgjikale te pjeses pelvike, behet shkak per marrdhnie te dhimbshme. Ne te njejten kohe terapi si kemio apo radio terapi mund te sjellin ndryshime ne organet pelvike qe ben burim dhimbjesh.
Faktor emocional
• Problem psikologjike. Ankthi, depresioni, shqetesimi per pamjen fizike, frika nga intimiteti apo problemet ne lidhje, mund te japin nje ulje te deshires seksuale, dhe si rrjedhim akt seksual te dhimbshme.
• Stresi. Muskulatura e dyshemes pelvike behet rigige ne pergjigje te stresit cka ndikon ne dhimbjet gjate aktit.
• Historite abuzimit seksual.
Shpesh eshte e veshtire te tregohet nese faktoret psikologjik jane shoqerues te dispareunis, Dhimbja fillestare mund te coj ne friken e kthimit te dhimbjes, duke sjell akoma me shume dhimbje.
Diagnoza
• Marrja e kujdesshme e historikut te semundjes. kohen e fillimi te dhimbjeve ate cka ndjen pacietia, nese kjo dhimbj eshte ne cdo partnere, dhe ne cdo pozicion apo ne pozicione te caktuara.
• Egzaminimi pelvic. gjate si cilit shihen per irritime te lekures, prani te infeksioneve apo te problemeve anatommike, vendin e dhimbjes.
• Teste shtese. Ekografi pelvike per te pare problem te brendshme, tampon per te floren bakteriale, vaginale dhe cervicale
Mjekimi: varet nga shkaktari i dhimbjes
Nese gjendet infeksion genital, mjekimi i tij do te sjell permiresimn e dhimbjes. Ne rast te medikamnteve per semundje te tjera, ndryshimi i tyre, perseri sjell permiresim te disparuanise. Ne grate post Menopauzike, trajtimi me estrogjene lokal dhe lubrifikues eshte primar ne trajtmin e dhimbjes.
• Terapi desensibilizimi. ushtrime relakusese vaginal (kegel ) apo teknika te tjera bejne te mundur uljen e dhimbjes gjate marrdhenieve.
• Terapia dhe keshilimi seksual. ne rast se marrdhine seksuale ka qene e dhimbshme per nje kohe te gjate, gruaja mund te kete nje pergjigje emocionale negative ndaj stimulimit seksual edhe pas trajtimit. Kjo mund te ndihmoje dhe permiresimin e komunikimit apo maredhenies me parnerin.
Ndryshimi i pozicioneve gjate seksit. Gjate pentrimit, penisi mund te shtyj qafen e mitres dhe te stresoj muskujt pelvic duke shkaktruar dhimbje te forte e te mprehte ose krampe te fundit te barkut. Ne te tilla rast duke ndryshuar pozicionin mund te evitohet kjo dhimbje, dhe me i pershtashem eshte vendosja e gruas ne pozicion siper, duke bere te mundur qe gruaja mund te kontrolloj thellesine e pentrimin
• Komunikimi. duke folur me partnierin per menyren e realizimit e marrdhenies, pergatitjen, dhe pozicionet.
• Merr kohen e nevojshme. sa me e zgjatur faza pergatitore, aq me shume stimulohet per nje lubrifikim natyral duke lejuar nje pentrim te plote.
• Perdorimi i lubrifikanteve, masazheve sensual, masturbimeve te njekoheshme.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.