Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Endometrioza
Endometrioza

Endometrioza

Endometrioza eshte nje crregulllimi dhimbshem ku indet te cilat normalisht ndodhen brenda ne miter ( endometer ) rriten jashte mitres. Me shpesh prek vezoret, zorret dhe indet pelvike ( pjesa me e poshtme e brendesise se barkut ) Rralle indet mund te shperndahen jashte ketij regjioni. Gjate zhvillimit te semundjes indet endomtriale vazhdojne te sillen sikur normalisht ne miter, pra fillimisht ato rriten, trashen, dhe me pas copezohen ne gjakosin gjate cdo cikli menstrual. Dhe duke qene se nuk kane ku te dalin jashte trupit, ato grumbulllohen ne organin ku jane implantuar. Indet strehuese irritohen, zhvillojne adherenca apo ngjithje duke ngjitur me organet bashke. E gjithe kjo shkakton dhimbje, deri ne te forta, sidomos gjate menstruacioneve.

Simptomat dhe shenjat:

• Menstruacione te dhimbshme (dysmenorrhea), dhimbjet pelvike dhe krampet mund te nisin para ardhjes e te zgjatin disa dite gjate gjate ciklit
• dhimbje gjate marrdhenieve apo dhe pas tyre.
• dhimbje gjate levizjeve te zorreve apogjate urinimit me te shrehura gjate ciklit menstrual
• hemoragji e shtuar gjate ciklit ose hemoragji midis 2 cikleve.
• Infertilitet
• simptoma te tjera lodhje, diare, kontipacion, fryrje te barkut, te perzjera, sidomos gjate ciklit.

Shkaqet

Endometrioza zhvillohet kur nje apo me shume zona te vogla te veshjes abdominale kthehen inde endomtrial. Nje gje e tille eshte me teper e mundur kur keto qeliza rrjedhin nga qeliza embrionike me aftesi per te marre strukturen dhe funksionin e qelizave endomtriale. Por, cka e aktivizon kete aftesi nuk dihet akoma. Nje nga shpjegimet e semundjes mbetet menstruacioni retrograd ( mbrapsht ) gjate te ciliti gjaku menstrual qe permban qeliza endomtriale rrjedh mbrapsht nepermjet tubave te fallopit dhe shprehapen ne hapesiren pelvike dhe me tej.

Faktoret e riskut

Nje apo me shume te afert te semure ( nena, teze, motra )
• cikle menstrual me te shkurter se 27 dite, me zgjatje te periodave mbi 8 dite
• gjendje mjekesore qe pengojne rrjedhjen normale te fluksit menstrual
• infeksione pelvike te kaluara
Endometrioza zhvillohet disa vite pas ardhjes se ciklit menstrual (menarke), qetesohet perkohesisht gjate shtatezanise dhe qetesohet me vendosjen e menopauzes.

Komplikacionet

Qe te ndodhi shtatazani duhet nje qelize veze e cliruar nga vezorja, te pershkruaj tubin e fallopit te asaj ane, te fertilizohet nga nje spermatozoid, te shkoj dhe te vendoset ne murin e mitres. Endomtrioza me reaksionet indore mund te mbylli tubat e fallopit, apo te demtoj pjesen fundore te tyre ( fimbriet ) duke penguar bashkimin e qelizes veze me spermatozoidin, cka do te demtoje fertilitetin. Afersisht nje e treta deri gjysmat e grave me endometrioz kane veshtiresi per te mbetur shtatezane.
Ne grate e diagnostikuara me endomtrioz, vihet re nej rritje e hasshemerise se disa tipave te rrale cancerit te vezores.

Diagnoza

Egzaminimi pelvik: gjate ketij egzaminimi kerkohen anomali pelvike sikur prania e kisteve, ngjtitje te organeve perreth mitres.Por shpesh eshte e veshtire te gjenden demtime sidomos kur preken zona te vogla.
• ekografia me rruge transabdominale apo tranvaginale tregojne pranin e cisteve endometriotik
• te dhenat laboratorike: gjak komplet per ta diferncuar nga infeksione pelvike, markuesi CA125 me sensibilitet te ulet, markuesi CCR1 mRNA me sensibiletet me te larte.
• Rezonanca magnetike percakton me mire permasat, shtrirejen dhe ndihmon ne vendosjen e strategjise trajtuese.
• Laparoskopi eshte e vetmja menyre per te sigururar pranin e endomtriozes, shtrirejen e saj dhe mjekimin e saj.

Trajtimi

Pergjithesisht, rekomandohet se pare mjekimi konservativ, dhe me pas ai kirurgjikal. Por gjithcka varet nga graviteti i semudjes, shenjat, dhe deshires per te pasur femije.
Per trajtimin e dhimbjeve: mund te perdoret ibuprofen si dhe cdo antiiflamator josteroid
terapia hormonale: marrja e hormoneve shtese eshte efektive ne reduktimin apo heqjen e dhimbjeve
Kontraceptivet. ( oral kontrollues te lindjeve, patch, apo unaza vaginale ) kontrollojne ndryshimet endomtriale mujore, cka redukton dhe dhimbjet ne format e lehta dhe te mesme.
Gonadotropin-releasing hormone (Gn-RH) agonists and antagonists.
Keto medikamente bllokojne prodhimin e hormoneve stimules vezorial, ulin nivelin e estrogjenit, cka con ne zvogelim te implanateve endometrial, dhe remision te semundjse gjate kohes se perdorimit. Keto medikamte shkaktojne nje gjendje menopauze te parakoheshme ndaj shpesh here japin efekte anesore si afshe nxehtesie, tharje vaginale, ndryshime ne sjellje
Danazol. Bllokon prodhimiin e hormoneve ovarial duke ndaluar menstruacionin, lehtesuar simptomat e edomtriozes. Gjithsesi danazoli nuk eshte zgjedhje e pare per shkak te efeketeve anesore sikur akne, dhe rritje te qimeve ne fytyre.
Medroxyprogesterone (Depo-Provera). eshte ne forme injeksionesh, japin ndalim te menstruacioneve, dhe pengojne rritje te implanteve endomtrial por kane efekte anesore sikur shtimi ne pesh, ulje te prodhimit kockor dhe gjendje depresive.
Frenues te aromatazes. perdorimi i kesaj klase medikamentesh ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve te lidhura me endomtriozen. Efekti i ketyre realizohet nepermjet bllokimit te konvertimit te androstenedionit dhe testosteronit ne estrogjen, duke bllokuar dhe prodhimin e estrogjenit nga implantet endometrial. Per te ulur efektin e ketyre ne humbjen kockore dhe folikulin, keto medikamente duhen mare ne kombinim me agonsit GnRH ose kontraceptiv estrogjen-progestativ.
Trajtimi hormonal nuk eshte i perhershem pasi mund te ndodhi rikthim i simptomave pas ndalimit te perdorimit te tyre!

Trajtimi kirurgjikal

Mund te jete trajtim konservativ qe synon ne heqjene e vatrave te endomtriozes, kisteve endomtriotik, apo heqjen e adherenca te brendshme nepermjent laparoskopise apo kirurgjise se hapur, duke ruajtur teresine e aparatit riprodhues.
Ne format e renda te endometriozes nevojitet te behet histerekotomi totale bashke me heqjen e vezoreve. Per nje grua qe vuan nga endomtrioza eshte e rendesishme te gjej nje mjek me te cilin ajo te gjindet mire dhe e lirshme, por ne te njejtin kohe eshte e domosdoshme te marret nje opinion i dyte para nisjes se cdo menyre mjekimi. Nese dhimbja persisiton mund te behen banja me uje te ngrohte te cilat japine relaksim te muskujtve pelvik dhe reduktim te krampeve, lehtisim te dhimbjve jepin dhe seancat e accupunktures