Fisurat anale ( çarje e anusit apo kanalit anal )
- 17/12/2021
- 0 Pëlqime
- 2175 Shikime
- 0 Komente
Çfarë janë fisurat anale?
Fisura anale është një çarje e anusit apo kanalit anal. Kanali anal është pjesa fundore e zorrës se trashë midis rektumit dhe anusit. Kjo gjendje disi e zakonshme, prek njësoj si meshkujt dhe femrat, të rinjtë dhe te moshuarit. Fisurat janë shumë të zakonshme tek bebet 6-24 muajshe dhe gjatë shtatzënisë.
Pse shkaktohen fisurat anale?
Shkaku më i zakonshëm është jashtëqitja e feçeve të mëdha e të forta. Kapsllëku dhe shtrëngimi gjatë defekimit mund t’i shkaktojë gjithashtu. Një shkak tjetër është inflamacioni i anusit dhe rektumit, sëmundjet inflamatore të zorrës (koliti ulçeroz, sëmundja Crohn etj.). Faktorë risku janë edhe diarrea, infeksionet, kanceri dhe trauma. Shembuj infeksionesh që mund të shkaktojnë fisura anale janë: tuberkulozi, sifilizi, gonorrea, infeksionet nga virusi herpes simplex, cytomegalovirus dhe HIV. Trauma mund të vijë si pasojë e ndërhyrjeve kirurgjikale apo marrëdhënieve seksuale anale. Të moshuarit mund të kenë fisura anale pjesërisht për shkak të sforcimit gjatë defekimit për shkak të kapsllëkut ose furnizimit të dobët me gjak të kësaj zone. Fisurat anale janë gjithashtu të shpeshta tek gratë pas lindjes.
Cilat janë simptomat e fisurave anale?
Simptomat kryesore janë: dhimbje e fortë, e mprehtë, djegëse që përkeqësohet gjatë jashtëqitjes, gjak i kuq i pastër në letrën e tualetit, në feçe apo ujin e tualetit. Ankesa të tjera janë kruarja, diskomforti, apo plasaritjet në lëkuren përreth anusit.
Si diagnostikohen fisurat anale?
Mjeku e vë diagnozën bazuar në ankesat e të sëmurit, ekzaminimin fizik, ku përfshihet ekzaminimi i rektumit me gisht. Mjeku mund të kërkojë analiza laboratorike dhe kolonoskopi për të përjashtuar sëmundje të ngjashme. Kolonoskopia bëhet duke përdorur një tub fleksibël me një majë të ndriçuar dhe kamera për të parë nga brenda zorrën e trashë. Gjatë saj mund të merret biopsi për diagnostikimin e infeksioneve. Mund të lihet takim me një kirurg specialist.
Si trajtohen fisurat anale?
Fisurat anale zakonisht shërohen pa trajtim ose me trajtim jokirurgjikal. Format kryesore të trajtimit janë zbutësit e feçeve, banjat e zgjatura të tualetit dhe ndryshime në mënyrën e jetesës. Këto ndryshime përfshijnë një dietë të pasur në fibra, shtimin e lëngjeve në dietë dhe ushtrimet e rregullta fizike.
Mund të përdoret lokalisht xhel anestetik apo pomadë nitroglicerinë.
Në rastet rezistente mund të injektohet botoks (toxina botulinike/botulinum toxin), në secilën ane te muskulit sfinkterik anal të brendshëm e të jashtëm. Kjo metodë ndihmon në shërimin e fisurave anale kronike në më shumë se 90% të rasteve.
Shumica e pacientëve përmiresohen brenda pak ditësh trajtimi.
Nëse trajtimi konservativ (medikamentoz), nuk është i efektshëm për 4-6 javë, atëherë mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale. Zakonisht kjo ndërhyrje nuk ka nevojë për ditë qëndrimi në spital. Mbani zonën anale të thatë.
Për bebet, ndërrimi i rregullt i pelenave dhe mbajtja pastër e zonës anale janë të rëndësishme.
Çfarë duhet bërë për menaxhimin e fisurave anale?
Fisurat anale zakonisht shërohen pa trajtim ose me trajtim jokirurgjikal. Trajtimi kryesor është me zbutës të feçeve, banjo të zgjatura, dietë e pasur me fibra, shtim të lëngjeve në dietë, ushtrime të rregullta fizike. Mund të përdoren gjithashtu anestetikët lokalë, pomadë nitroglicerinë dhe botoks.
Çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë për menaxhimin e fisurave anale?
Mundohuni të keni një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ushtrohuni rregullisht.
Përdorni një dietë të ekuilibruar, të pasur në fibra, fruta dhe zarzavate.
Pini shumë lëngje.
Takoni mjekun nëse keni hemorragji të shtuar ose të zgjatur rektale.
Mos ndërprisni zbutësit e feçeve kur të filloni të ndiheni më mirë, por vetëm kur jua këshillon mjeku.
Mos përdorni ilaçe (pa recetë apo produkte bimore), pa u këshilluar më parë me mjekun.
Mos neglizhoni shqetësimet.
Këshillohuni me mjekun nëse simptomat nuk përmirësohen ose ato përkeqësohen gjatë trajtimit, apo nëse vëreni simptoma të reja.
Mos neglizhoni simptomat.
Këshillohuni me mjekun nëse simptomat nuk përmirësohen apo përkeqësohen gjatë trajtimit, si dhe nëse shfaqen simptoma të reja.
Dieta e rekomanduar për fisura anale
Frutat:
Mollë, dardha, rrush, bostan, shegë, luleshtrydhe, kumbulla, pjeshke, ananas, mango.
Te pihet sa më shumë ujë
Ushqimet e pasura me fibra buka e zeze, perimet e blerta, sallatat, lakrat, spinaqi,
Perime:
lulelakrat, karotat, panxhari, bishtajat, fasule, bizele, thjerrëza, kunguj, kastraveci
Të shmangen nga dieta ushqimet e mëposhtme:
Pikantet: speca djegës, piper
Ushqimet e ëmbla me shumë sheqer,
Pijet e ëmbla dhe me konservante si: Cola, Fanta, Pijet energjike
Banane, bamje, kos, djathë, gjize
Pijet alkoolike,
Fastfood, hamburger, sandviç, patate të skuqura, patatinat
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.