Kërkim
i Avancuar
Gentamicin (Gentamicina)

Gentamicin (Gentamicina)

Sëmundjet e syrit: Tek infeksionet e syrit të shkaktuara nga mikro-organizmat gram-negativ dhe gram-pozitiv.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Infeksionet bakteriale në otit externa (infeksion i veshit të jashtëm).

Antibiotik: Septikemi dhe sepsis neo-natal (tek fëmijët e porsalindur), meningjit (infeksion i shtresës meningeal-e të trurit) dhe infeksione tjera të SNQ-së (Sistemi Nervor Qendror), endokardit (infeksion i shtresës së brendshme të zemrës), pielonefrit (infeksion i veshkave dhe duktus-eve) dhe prostatit (prostata) si dhe mikro-organizmat e tjerë gram negativ; lokalisht për infeksionet e lëkurës dhe të syrit

Sëmundjet e syrit: Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit si dhe nga antibiotikët të tjerë amino-glukozide.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Perforim (çarje) i timpan-it (membrana timpanike) të veshit.

Antibiotik: Nuk përdoret në shtatzëni, miastenia gravis (sëmundje e muskujve).

Sëmundjet e syrit: Gentamicin-a tolerohet mirë kur përdoret lokalisht.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Reaksione lokale.

Antibiotik: Neuro-toksicitet (helmim i sistemit nervor), vertigo (marrje mendsh); ataksi; ototoksicitet vestibular (helmim i pjesës që njihet si vestibulumi labirinthor) dhe i dëgjimit; nefrotoksicitet (helmim i veshkave), reaksione në lëkurë; hipo-magnezemi (ulja e sasisë së magnezit në gjak) me përdorim të zgjatur.

Sëmundjet e syrit: 1-2 pika, 3 deri 8 herë në ditë në syrin e sëmurë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: 2-4 pikë 2-3 herë në ditë.

Antibiotik: Është me rëndësi individualizimi për shkak të indeksit të vogël terapeutik.

Të sapolindurit: Intratekal 1 mg çdo ditë.

Fëmijët mbi 3 muaj: Intratekal 1-2 mg/ditë.

Fëmijët nën 5 vjeç: Me rrugë të ngadalshme, së paku 3 min. kur jepet si injeksion intramuskular (IM) dhe injeksion intravenoz (IV), 2.5 mg/kg çdo 8 orë; tek fibroza cistike 2.5 mg/kg çdo 6 orë.

Fëmijët mbi 5 vjeç: 1.5-2.5 mg/kg çdo 8 orë.

Të rriturit I.M dhe I.V në infeksione tepër të theksuara: 2-2.5 mg/kg çdo 8 orë; infeksionet e sistemit urinar: 1.5 mg/kg/, çdo 8 orë; në infeksionet tjera: 2-5 mg/kg/ditë.

  • Tretësirë për injekcione: 20 mg, 40 mg, 80 mg, 120 mg
  • Tretësirë për injekcion intratekal: 5mg
  • Kremë oftalmike: 0.1%
  • Pomadë oftalmike: 0.3%
  • Pomadë për lëkurë: 0.1%
  • Pika për sy: 0.3%
  • Shpërndaje: