Kërkim
i Avancuar
Glukoza

Glukoza

Përdorimet​

Për zëvëndësimin e lëngjeve dhe furnizimin me energji; për ushqimin parenteral të të sëmurëve rëndë; në hipoglicemi (ulje të glukozës në gjak), edemë cerebrale, në vjellje, diarre të rëndë me acidozë, hemoragji, uremi (urre e rritur në gjak), djegie, shok traumatik dhe operator, helmime të ndryshme, toksikozë, sëmundje të Adisonit dhe në mjekimin reanimator të të sëmurëve.

Kundërpërdorimet​​

Te insuficienca (ulje të funksionit) e rëndë renale (veshka), koma diabetike, tretësira me koncentrim të lartë është e kontraindikuar tek hemoragjitë intrakraniale (brenda kokës) dhe intraspianle (brenda shtyllës së kurrizit), te pacientët e dehidruar (humbje të lengjeve) me delirium tremens (dridhje).

Efektet anësore​

Iritim i venave dhe tromboflebit (bllokim i venave me infeksion trombotik).

Dozimi​

Për zevendësimin e lëngjeve injektohen në venë 2-10 l tretësirë 5% në ditë, ndërsa për furnizimin me energji injektohen në venë 1 deri 3 l, 20-50%, në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksione dhe infuzione: 5 mL amp. (10%); 10 mL (25%); 50 mL (5%); 100 mL (5%); 250 mL (5%,10%); 500 mL (5%, 10%, 20%, 30%, 40%, 50%, 60%, 70%); 1,000 mL (2,5%, 5%, 10%, 20%, 30%, 40%, 50%, 60%, 70%)

  • Shpërndaje: